Shkolla u dëmtua nga tërmeti/ Nxënësit në Funar të Librazhdit bojkotojnë mësimin: Protesta pa afat

schedule15:05 - 11 Shtator, 2023

schedule 15:05 - 11 Shtator, 2023

Zilja nuk u dëgjua as këtë shtator në shkollën 9-vjeçare të Funarës në Librazhd.

Ky institucion u mbyll pas tërmetit të 2019-ës por edhe pse kanë kaluar 4 vite dëmet nuk janë riparuar ende.

Prej atij viti rreth 80 fëmijë janë detyruar të bëjnë mësim në ambjente të ndryshme si në bodrume shtëpish të braktisura apo ndërtesa që kanë funksionuar më parë si lokale.

Këtë të hënë prindërit refuzuan t`i dërgojnë të vegjlit e tyre në këto mjedise që jo vetëm nuk kanë kushte por u rrezikojnë dhe jetën.

Ata dolen ne proteste dhe kërkuan një shkollë dinjitoze për fëmijet.

Thonë se nuk i kanë kushtet ekonomike për t`ju mundësuar të vegjëlve mësim në shkollat e Librazhdit në qytet.

Shqetësimin e kanë shprehur edhe në institucione por mbrapasht kane marre vetem premtime.

Prindërit lajmërojnë se nuk do të heqin dorë nga bojkoti e protesta derisa fëmijëve të tyre t`ju ofrohet një shkollë me kushte normale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!