Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Shkaku kryesor politik i emigracionit në dekadën e fundit?/ Sondazhi: 50.3% e shqiptarëve mendojnë se opozita është përgjegjëse

schedule22:39 - 2 Mars, 2026

schedule 22:39 - 2 Mars, 2026

Në programin ‘Zëri i Shqiptarëve’ në ABC News u paraqitën rezultatet e sondazhit lidhur me emigracionin. Pyetjes se cili ka qenë shkaku kryesor politik i emigracionit në dekadat e fundit, 50.3% mendojnë se shkaku kryesor është opozita, pasi nuk ofron asnjë lloj shprese. 33.4% e shqiptarëve mendojnë se shkak është keqqeverisja dhe vetëm 16.3% e shqiptarëve mendojnë se shkak janë të dyja edhe opozita, edhe qeveria.

Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit.

Kampioni u ripeshua statistikisht për t’i përfaqësuar sa më mirë 1.9 milionë banorët e rritur të Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore, dhe politike.



Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: +/- 2.5%

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!