Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shkoi në spital për të vizituar vëllain, si u infektua me koronavirus i moshuari nga Durrësi që vdiq dje

schedule10:10 - 3 Prill, 2020

schedule 10:10 - 3 Prill, 2020

Një 78 vjeçar nga Durrësi shënoi viktimën e 16-të nga koronavirusi në vend, ditën e djeshme. Gazetari Leonidha Musaj raportoi për Abc News nga zona ku banonte viktima në Durrës.

Mësohet se i moshuari disa ditë më parë ka shkuar për të vizituar të vëllain e tij që ndodhej i shtruar në spital me pneumoni. Dhe mendohet se është infektuar me koronavirus në ambientet e spitalit të Durrësit, atje ku ndodhej i shtruar vëllai.



78-vjeçari ka ndjerë simptoma të ngjashme me ato të koronavirusit, ndërsa pasi iu bë tamponi rezultoi pozitiv. Pas kësaj ai u shtrua në spitalin Infektiv ku qendroi prej tre ditësh i intubuar dhe humbi jetën.

Më pas është bërë edhe gjurmini i familjes dhe rezulton që edhe vëllai i tij me sëmundje pneumonale të jetë i infektuar.

Sakaq, viktima ka pasur një sërë sëmundjesh shoqëruese si hipertensioni që ia kanë vështirësuar edhe më shumë, duke bërë që të humbasë betejën me Covid-19.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!