Shkodra dhe Hasi më problematiket, Tirana vijon kryesimin: Ku janë rastet e reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit

schedule11:44 - 6 Prill, 2020

schedule 11:44 - 6 Prill, 2020

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli njoftoi 16 raste të reja me koronavirus në Shqipëri duke e çuar numrin total të të prekurve në 377 persona.

Numri më i madh i rasteve gjatë 24 orëve të fundit janë është konstatuar në Shkodër, e cila është kthyer në një vatër të rrezikshme të koronavirusit në vend, bashkë me Tiranën, Durrësin dhe Fierin.

Nga tre raste të reja janë konstatuar në Tiranë dhe Has, ndërsa zv.ministrja Rakacolli theksoi se shkak për zgjerimin e rasteve në Tiranë, Has dhe Shkodër është mos respektimi i distancimit social.

Raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit

-3 raste Tirana
-2 Durrësi
-1 Fieri
-1 Berati
-6 raste Shkodra
-3 raste Hasi

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë 177 raste
– Durrës 38 raste
– Lushnje 5 raste
– Elbasan 10 raste
– Fier 26 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 16 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 44 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 12 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 4 raste
– Mirditë 3 raste.