Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shkodër, plumba policisë/ Qëllohet me armë gjatë një aksioni kundër kanabisit. Autorët në kërkim, gjenden dy parcela me kanabis

schedule23:14 - 21 Gusht, 2024

schedule 23:14 - 21 Gusht, 2024

Këto të shtëna me armë zjarri u dëgjuan mëngjesin e të mërkurës në vendin e quajtur “bjeshka e parus” në Malësinë e Madhe.

Autorët, të cilët dyshohet se janë kultivues të lëndëve narkotike, qëlluan ndaj efektivëve të policisë shkodër të cilët ishin duke kyer një operacion anti drogë në malet e Shkrelit

Plumbat nuk shkaktuan të lënduar dhe as ndërprenë aksionin e efektivëve në zonën e thellë që përshkohet vetëm në këmbë.



“Një grup prej 5 efektivësh të policisë së Shkodrës janë gjendur nën breshërinë e armëve në orët e para të mëngjesit të së mërkurës gjatë një operacioni për goditjen e parcelave me kanabis në zonën malore të Malësisë së Madhe. Në ndihmë të tyre mbërritën forcat RENEA dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë që pas 10 orësh operacion evidentuan 2 parcela me kanabis të mbjella me 90 fidanë”, raporton gazetari Ermal Vija.

Autorët që sulmuan efektivët nuk janë identifikuar nga policia ndërsa aksioni për ndalimin e tyre është shtrirë në disa zona të Malësisë së Madhe.

Për këtë ngjarje si dhe vrasjet e ndodhura ditët e fundit reagoi edhe ministri i brendshëm Ervin Hoxha i cili tha se ato janë një këmbanë alarmi që nxisin nevojën për reformimin e organizatës se policisë dhe mekanizmave më të mirë për kontrollin e territorit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!