Shkëndija do gjithë yjet e Superiores, zbulohet objektivi i radhës

schedule20:59 - 30 Qershor, 2020

schedule 20:59 - 30 Qershor, 2020

Shkëndija e Tetovës do të pësojë ndryshime gjatë kësaj vere, por ende ka paqartësi për shkak se ende nuk është emëruar trajneri i ri. Ilir Daja ka një ofertë dhe kuqezinjtë po tentojnë ta bindin përmes Artim Pollozhanit, i cili pritet të jetë ndihmësi i trajnerit aktual të Skënderbeut.

Dajës nuk është se i mungojnë opsionet dhe Tirana, Kukësit, por edhe Partizani, me shumë mundësi do e shohin si një mundësi këtë verë. “Sportmedia.mk”, veçse për Dajën, shkruan edhe lojtarë të ndryshëm të Superiores që mund t’i bashkohen kuqezinjve.

Bruno Dita është një prej tyre, ndërkohë që sot në skenë doli edhe emri i Eraldo Çinarit. Shkodrani i Partizanit ka kontratë edhe një vit me të kuqtë dhe Shkëndija duhet të paguajë për të. Pistë më e lehtë për ta është një tjetër yll i Superiores.

 

Dejvi Bregu është emri i ri që tani lakohet si një objektiv i Shkëndijës. Sulmuesi vlonjate del lojtar i lirë me përfundimin e këtij sezoni dhe tetovarët do të ishin një opsion për të, edhe pse dëshira është që të luajë në një kampionat më të fortë. /abcnews.al