Shkencëtarët nxjerrin videon tronditëse, pasojat nga tështima e një të infektuari me koronavirusi

schedule10:38 - 9 Prill, 2020

schedule 10:38 - 9 Prill, 2020

Shkencëtarët kanë prodhuar një video tronditëse që tregon se si koronavirusi mund të përhapet në një largësi të madhe në ambiente të mbyllura duke infektuar edhe të tjerë.

Sipas videos që bazohet në një studim të ekspertëve të Universitetit të Asltos në Finlandë, koronavirusi mund të përhapet në ajër nësë një i infektuar kollitet apo tështin në një ambient të mbyllur duke rrezikuar të infektojë edhe të tjerë.

“Dikush i infektuar nga koronavirusi, mund të kollitet dhe të ecë larg, por pastaj të lërë pas grimcave jashtëzakonisht të vogla aerosoli që mbajnë koronavirusin. Këto grimca më pas mund të përfundonin në traktin respirator të të tjerëve në afërsi”,thotë Asistent Profesor i Universitetit Aalto, Ville Vuorinen. /abcnews.al