Shkencëtarët francezë paralajmërojnë për një valë të dytë koronavirusi në vjeshtë

schedule17:08 - 4 Gusht, 2020

schedule 17:08 - 4 Gusht, 2020

Shkencëtarët më të mirë të Francës e kanë këshilluar vendin që të jetë gati për një valë të radhës të Covid-19.

Paralajmërimi i tyre vjen nga “parashikimet se do të ketë një rifillim të qarkullimit të virusit në një nivel të lartë në vjeshtën e vitit 2020.”

Këshilli shkencor francez tha në fund të korrikut se beson se situata është “delikate” dhe se mund të “ndryshojë kursin në çdo kohë në një skenar më pak të kontrolluar si në Spanjë, për shembull.”

Po ashtu, Këshilli paralajmëroi qytetarët të ndiqni udhëzimet qeveritare siç janë mbajtja e maskave.

“E ardhmja e epidemisë në një afat të shkurtër është kryesisht në duart e qytetarëve, veçanërisht përmes respektimit të masave kufizuese,” paralajmëruan shkencëtarët.

Për t’u përgatitur për një valë të re epidemike në vjeshtë, këshilli nënvizon rëndësinë e disa protokolleve: masa për distancimin social, testet, izolimin e njerëzve në rrezik të sëmundjeve të rënda dhe mbrojtjen e shtëpive të kujdesit për të moshuarit.

Këshilli gjithashtu theksoi rëndësinë e gjurmimit të kontakteve dhe rekomandoi që qeveria të promovojë në mënyrë aktive aplikacionin për gjurmim StopCovid, i cili deri më tani është shkarkuar vetëm nga një “numër i vogël” njerëzish. /abcnews.al/