Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shkarkohet sekretari i Marinës së SHBA/ John Phelan, tensione prej disa muajsh me kreun e Pentagonit Hegseth

schedule12:06 - 23 Prill, 2026

schedule 12:06 - 23 Prill, 2026

Sekretari i Marinës Amerikane, John Phelan është larguar nga detyra.

Njoftimi u dha nga Pentagoni amerikan, i cili nuk shpjegoi arsyet e një largimi kaq të bujshëm në mes të konfliktit me Iranin që ende nuk ka marrë fund dhe teksa bllokada amerikane në Hormuz po vazhdon.

Një tjetër besnik i Donald Trump mori përsipër detyrën si kreu i përkohshëm i Marinës: Nënsekretari Hung Cao, një veteran, i cili pati disa fushata të pasuksesshme për Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së në Virxhinia.



Largimi i Phelan është i fundit në një seri ndryshimesh në udhëheqjen e lartë në Pentagon, që vijnë vetëm disa javë pasi Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth shkarkoi oficerin më të lartë të Ushtrisë, Gjeneralin Randy George. Hegseth gjithashtu ka shkarkuar disa gjeneralë, admiralë dhe udhëheqës të tjerë të lartë të mbrojtjes që nga marrja e detyrës vitin e kaluar.

Fakti që tregon se sa i papritur ishte ky veprim i fundit, është se Phelan iu drejtua një turme të madhe marinarësh dhe profesionistësh të industrisë të martën në konferencën vjetore të Marinës në Uashington dhe foli me gazetarët rreth axhendës së tij.

Phelan nuk kishte shërbyer në ushtri dhe as nuk kishte një rol udhëheqës civil në shërbim para se Trump ta nominonte për sekretar në fund të vitit 2024. Megjithatë ai ishte një donator i madh i fushatës së Trump.

Burime për mediat amerikane thanë se kishte tension për muaj të tërë midis Phelan dhe Hegseth, i cili besonte se ish sekretari i marinës tashmë, po ecte shumë ngadalë në zbatimin e reformave të ndërtimit të anijeve dhe ishte gjithashtu i shqetësuar nga komunikimi i drejtpërdrejtë i Phelan me Trump, të cilin Hegseth e konsideroi si një përpjekje për ta anashkaluar atë.

Gjatë një takimi mes Trump dhe Hegseth mbi ndërtimin e anijeve në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën, këto çështje arritën kulmin, sipas një zyrtari të lartë të Shtëpisë së Bardhë.

Trump, i frustruar nga vetë progresi i ngadaltë i ndërtimit të anijeve, u bind gjatë takimit se Phelan duhej të zëvendësohej, dhe ai dhe sekretari i tij i mbrojtjes vendosën të emëronin dikë që do të vepronte më shpejt.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!