Dy të rinj janë arrestuar nga policia në Tiranë, pasi u kapën me lëndë narkotike, me qëllim shitjen.
Një 21-vjeçar u arrestua në flagrancë, në rrugën “Fran Bardhi”, sepse nga kontrolli fizik iu gjetën 37 gramë Kokainë, si dhe 10 200 euro dhe 180 000 lekë, të dyshuara të përfituara nga shitja e Kokainës.
Ndërkaq, u arrestua në flagrancë edhe një tjetër 21-vjeçar si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për dy të tjerë, sepse nga kontrolli në automjetin e parkuar, ku po qëndronin 3 shtetasit, u gjet një sasi kanabisi që posedohej me qëllim shitjen.
Më tej, nga kontrollet, në banesën e të arrestuarit u gjetën 4 thika dhe 1 përforcues grushti, ndërsa në banesën e 38-vjeçarit u gjet 1 shkop bejsbolli./abcnews.al