Shifra të larta të infektuarish me Covid vijojnë të jenë prezente në Kosovë.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.831 persona mes të cilëve kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 707 raste të reja.
Ndërkohë kanë humbur jetën 10 persona.
Viktimat janë shënuar Prishtinë 4 raste, Dragash 1 rast, Istog 1 rast, Klinë 1 rast, Podujevë 1 rast, Shtime 1 rast, Vushtrri 1 rast./abcnews.al


