Shifra të larta të infektuarish në Kosovë, konfirmohen 79 raste të reja

schedule22:13 - 30 Qershor, 2020

schedule 22:13 - 30 Qershor, 2020

Në 24 orët e fundit 79 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në Kosovë, duke e çuar në 2 878 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) bën me dije se në 210 tamponë të bërë këtë të martë vetëm 79 kanë rezultuar pozitivë.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 40 raste, komuna e Vushtrrisë 10 raste, komuna e Fushë Kosovës 7 raste, komuna e Mitrovicës 4 raste, komuna e Podujevës 3 raste, komuna e Gjakovës 3 raste, komuna e Ferizajt 2 raste, komuna e Skenderajt 2 raste, komuna e Lipjanit 2 raste, dhe me nga 1 rast komunat: Gjilan, Istog, Malishevë, Mamushë, Pejë dhe Suharekë.

Ndërkohë deri më tani në Kosovë kanë humbur jetën 51 persona dhe janë shëruar 1 577 pacientë. /abcnews.al