Shifra të larta të infektuarish me Covid në Kosovë, humbin jetën 8 persona

schedule16:11 - 17 Prill, 2021

schedule 16:11 - 17 Prill, 2021

Shifra të larta të infektuarish me Covid dhe viktima janë shënuar nga Covid në Kosovë. Sipas raportit më të fundit nga Instituti Kombëtar i  Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) rezulton se nga 2835 testime janë konfirmuar të infektuar me Covid 498 raste të reja dhe kanë humbur jetën 8 persona.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Rahovec 2 raste (65, 50 vjeç), Ferizaj 1 rast (61 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (76 vjeç), Kamenicë 1 rast (57 vjeç), Podujevë 1 rast (73 vjeç), Prishtinë 1 rast (67 vjeç), Mitrovicë 1 rast (84 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 101,153 raste nga 496,611 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,061 raste të vdekjes”, thuhet në raportin e IKSHPK.

Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 641 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 86.483 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12,609.

 

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 104 raste, Gjilan 40 raste, Pejë 35 raste, Ferizaj 33 raste, Mitrovicë 32 raste, Vushtrri 31 raste, Fushë-Kosovë 27 raste, Gjakovë 27 raste, Prizren 22 raste, Skenderaj 23 raste, Obiliq 18 raste, Podujevë 17 raste, Istog 12 raste, Malishevë 12 raste, Suharekë 12 raste, Lipjan 11 raste, Deçan 9 raste, Drenas 7 raste, Klinë 6 raste, Shtime 6 raste, Viti 6 raste, Kaçanik 3 raste, Kamenicë 2 raste, Rahovec 2 raste, dhe një rast komuna Hani i Elezit”, thuhet  ndër të tjera në raport.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë konfirmuar të infektuar me Covid 101.153 raste nga 496.611 dhe kanë humbur jetën 2 061 persona. e.su./abcnews.al