Shifra më e lartë se raporti zyrtar, rreth 1.5 milion italianë e kanë kaluar Covid-19

schedule23:26 - 3 Gusht, 2020

schedule 23:26 - 3 Gusht, 2020

Në Itali 1.48 milion persona, ose 2.5% e popullsisë,  e kanë kaluar koronavirusin.

Konstatimi vjen nga përgjigjet e analizave te antitrupave pas testimeve te kryera ne te gjithë vendin.

Shifra është gjashtë herë më e larte se numri i rasteve të konfirmuara nga te dhënat zyrtare qe nga fillimi i pandemisë.  Në testime morën pjesë rreth 65 mije italianë. Ata u bene pjesë e fushatës për të vlerësuar nivelin e përhapjes së koronavirusit të ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Italia është nje nga vendet europiane më të goditura nga pandemia. Sipas të dhënave zyrtare, numri total i të infektuarve në vend është 248,229, prej të cilëve, 35,166 e kanë humbur betejën me sëmundjen ndërsa 200,589 janë shëruar. /abcnews.al/