Një gjimnazist, ka mbetur I plagosur me thikë paraditen e të enjtes në Baz të Burrelit. Për këtë ngjarje, policia vuri në pranga, Donald Lepurin, 18-vjeç.
Sipas policisë, sherri mes dy të rinjve ka nisur, rreth orës 10:30 minuta, teksa ata ishin në ambientet sportive të shkollës së mesme “Gjergj Kastrioti”.
Kanë qenë nxënësit e tjerë të kësaj shkolle që fillimisht kanë njofutar mësuesit dhe më pas policinë. 17-vjeçari me mbiemrin Gjoni, si pasojë e goditjes me thikë, ka pësuar dëmtim në pjesën e brinjëve afër mushkërive.
Fillimisht atij i është dhënë ndihma në Burrel, ndërsa më pas është transportuar me helikoper drejt spitalit të Traumës. Sipas bluzave të bardha, 17-vjeçari ndodhet aktualisht në gjendje stabël dhe jashtë rrezikut për jetën.
Pas hetimeve, të policisë, rezulton se dy të rinjtë, nuk kanë pasur konflikte të mëparashme, por gjithçka ka ndodhur në ambientet sportive të shkollës së mesme.
Pas arrestimit të autorit policia gjeti dhe thikën që dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit./abcnews.al


