Shënohen 8 viktima dhe 488 raste me Covid-19 në Kosovë

schedule15:08 - 2 Mars, 2021

schedule 15:08 - 2 Mars, 2021

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë bën me dije se 8 pacientë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin.

Gjatë 24 orëve të fundit nga 2,886 testime të realizuara, 488 persona rezultuan pozitivë për Covid-19.

Gjithashtu Instituti i Shëndetit Publik raportoi se 270 persona janë shëruar nga kjo sëmundje gjatë 24 orëve të fundit.

Sakaq rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 285 raste, Gjilan 47 raste, Fushë-Kosovë 35 raste, Gjakovë 20 raste, Pejë 17 raste, Kamenicë 11 raste, Lipjan 11 raste, Prizren 11 raste, Deçan 6 raste, Drenas 6 raste, Suharekë 5 raste, Malishevë 4 raste, Rahovec 4 raste, Viti 4 raste, Ferizaj 3 raste, Klinë 3 raste, Skenderaj 3 raste, Istog 2 raste, Kaçanik 2 raste, Mitrovicë 2 raste, Novobërdë 2 raste, Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Podujevë dhe Vushtrri.

/abcnews.al/