Shënohen 7 viktima dhe 564 raste të reja me Covid në Kosovë

schedule15:22 - 5 Mars, 2021

schedule 15:22 - 5 Mars, 2021

Ministria e Shëndetësisë, në Kosovë bën me dije se shtatë pacientë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se nga 3,192 testime, 564 raste kanë rezultuar pozitivë.

Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 380 pacientë duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 61,394 persona.

Sakaq rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 228 raste, Prizren 37 raste, Gjakovë 36 raste, Mitrovicë 33 raste, Vushtrri 30 raste, Gjilan 29 raste, Kamenicë 23 raste, Fushë-Kosovë 21 raste, Lipjan 14 raste, Pejë 13 raste, Rahovec 11 raste, Viti 11 raste, Podujevë 10 raste, Suharekë 10 raste, Ferizaj 9 raste, Obiliq 8 raste, Klinë 6 raste, Skenderaj 6 raste, Kaçanik 5 raste, Deçan 4 raste, Dragash 4 raste, Istog 4 raste, Shtime 4 raste, Graçanicë 3 raste, Malishevë 3 raste dhe me nga një rast komunat Novobërdë dhe Shtërpcë.

/abcnews.al/