Shënohen 6 viktima dhe 320 raste të reja me Covid në Kosovë

schedule15:12 - 20 Janar, 2021

schedule 15:12 - 20 Janar, 2021

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë humbur jetën gjashtë pacientë.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se janë regjistruar 320 raste të reja nga 1,683 testime të realizuara.

Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 269 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 49.982 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.324.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 115 raste, Vushtrri 21 raste, Prizren 19 raste, Lipjan 17 raste, Podujevë 17 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Gjakovë 13 raste, Gjilan 11 raste, Malishevë 11 raste, Pejë 11 raste, Shtime 10 raste, Ferizaj 9 raste, Klinë 8 raste, Suharekë 7 raste, Mitrovicë 6 raste, Drenas 5 raste, Graçanicë 4 raste, Kaçanik 4 raste, Kamenicë 3 raste, Obiliq 3 raste, Skenderaj 3 raste, Deçan 2 raste, Junik 2 raste, Viti 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog dhe Mamushë.

/abcnews.al/