Shënohen 392 raste të reja në Kosovë, 6 pacientë nuk e fitojnë betejën me Covid

schedule15:40 - 24 Janar, 2021

schedule 15:40 - 24 Janar, 2021

Gjashtë viktima janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave që nga fillimi i pandemisë në 1,456 humbje jete.

Ministria e Shëndetësisë raportoi se janë realizuar 1618 teste, prej të cilave kanë rezultuar pozitivë, 392 raste.

Ndërkohë gatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 222 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 50.953 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.679

Sakaq rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 142 raste, Podujevë 34 raste, Prizren 34 raste, Mitrovicë 29 raste, Ferizaj 26 raste, Gjilan 19 raste, Gjakovë 15 raste, Lipjan 15 raste, Vushtrri 11 raste, Fushë-Kosovë 10 raste, Skenderaj 10 raste, Obiliq 7 raste, Drenas 5 raste, Klinë 5 raste, Rahovec 5 raste, Viti 5 raste, Deçan 4 raste, Kaçanik 4 raste, Kamenicë 3 raste, Shtime 3 raste, Malishevë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Dragash, Kllokot, Pejë dhe Suharekë.

/abcnews.al/