Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Shenjtërimi i Nënë Terezës, Meta e Basha: Frymëzim për çdo shqiptar

schedule09:20 - 5 Shtator, 2019

schedule 09:20 - 5 Shtator, 2019

Sot mbushen 22 vjet nga vdekja e humanistes së madhe shqiptare nënë Tereza dhe 3 vjet nga shenjtërimi i saj. Në këtë përvjetor, kanë reaguar zyrtarët më të lartë shtetërore.

Në një postim në facebook, presidenti Ilir Meta shkruan se me madhështinë e thjeshtësisë së saj, Shën Nënë Tereza është frymëzimi që na nxit çdo ditë për të bërë gjëra të vogla me dashuri të madhe.

Ndërkaq, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi bën thirrje që të ndriçohemi nga dashuria e tolerance dhe të mos errësohemi nga mëritë dhe urrejtja. “Më 5 shtator- shprehet Ruçi –  shënohet ikja e nën Terezës, por rikthimi i saj si shenjtore”.



Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në mesazhin e tij shkruan se sot është një ditë reflektimi për ditët dhe kohët e vështira që janë ulur këmbëkryq në mijëra vatra familjare shqiptare.

“Bekimi i Zotit dhe Shën Nënë Terezës qoftë me ne, për të na e lehtësuar rrugën për t’u shërbyer sa më mirë bashkqytetarëve tanë dhe për një të ardhme më të mirë për kombin tone”, e përfundon mesazhin Basha./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!