Shëngjin, mbytet një i moshuar në plazh

schedule08:31 - 2 Shtator, 2019

schedule 08:31 - 2 Shtator, 2019

Një person është mbytur në plazhin e Shëngjinit. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në zonën e njohur si qendra e plazhit. Sipas policisë ai quhet Esnik Marlika 70 vjeç dhe është nga Kruja. Nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje. /ABC News Albania 24/7