Një 19-vjeçar nga Kosova dyshohet se është mbytur mesditën e sotme në plazhin e Shëngjinit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00, teksa i riu, me inicialet Sh. S., ishte duke u larë në det.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shëngjin/Informacion paraprak
Rreth orës 13:00, në plazhin e Shëngjinit, shtetasi kosovar Sh. S., 19 vjeç, dyshohet se është mbytur duke u larë në det.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.


