Shembja e banesave në 3 lagje në Tiranë, banorët bllokojnë hyrjen e Kuvendit, Rama: 3 qytetarë të vijnë me mua

schedule10:11 - 10 Shkurt, 2022

schedule 10:11 - 10 Shkurt, 2022

Banorët e 3 lagjeve në Tiranë edhe këtë të enjte janë mbledhur para Kuvendit të Shqipërisë duke bllokuar hyrjen e kuvendit dhe kërkojnë që deputetët dhe kryeministri të dëgjojnë kërkesat e tyre.

Mes protestës së banorëve ka shkuar kryeministri Edi Rama i cili ka marrë me vete për një takim në ambientet e Kuvendit 3 qytetarë.

Gjatë rrugës që ai po bën në shoqërinë e tre protestuesve po dëgjon dhe kërkesat e tyre, të cilët kërkojnë mbrojtjen e tij se çfarë do të ndodhë me banesat e tyre.

Qytetarët i kanë kërkuar kryeministrit që të merren parasysh kërkesat që ato kanë për banesat e tyre.

Rama: Banesa është me leje?

Qytetarja:  Nuk e di, por ne i kemi mbyll proceduarat dhe e kemi me leje

Rama: Hajde se e sqarojmë.

Ndërkohë banorët janë shprehur të irrituar në lidhje me përzgjedhjen që ka bërë kryeministri, pasi sipas tyre ato nuk i përfaqësojnë pasi të tre lagjet tashmë kanë përfaqësuesit e tyre dhe janë ato që duhet që të ishin në këtë takim./abcnews.al