Shehi: Detyra e opozitës të denoncojë, deklarata e Bashës pozitive

schedule21:23 - 14 Tetor, 2021

schedule 21:23 - 14 Tetor, 2021

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi këtë të enjte ka qenë i ftuar në Log. ku ka komentuar deklaratën e kryedemokratit Lulzim Basha në kuvend, ku akuzoi kryeministrin Rama për lidhjet që ai mund të ketë me dy emrat e njohur të biznesit në vendin tonë.

Shehi në fjalën e tij është shprehur se kjo është një ndër deklaratat që i kanë dhënë më shumë rëndësi Bashës si kryetar i PD-së. Ndër të tjera ai është shprehur se detyra e opozitës është që të bëjë denoncime të tilla për të zbuluar se pse biznesi në vendin tonë është i përqendruar vetëm në duart e 5-6 persona.

Ndër të tjera ai ka bërë me dije se përgjegjësia kryesore për gjendjen e biznesit në vendin tonë është vetëm kryeministri.

Kjo është një shenjë pozitive nëse është diçka që ka vlerë, unë nuk jam as me Bashën dhe as me Berishën. Por një njeri i opozitës ka për detyrë të denoncojë atë ai e mori kurajon dhe e bëri e quaj pozitive por jo të mjaftueshme. Këtë që po ndodh në Shqipëri po e shikojmë të gjithë biznesi shqiptar nuk mund të përfundojë vetëm në dy duar. Gjithë bizneset nuk mund të përqendrohen në duart e 5 biznesmenëve, kjo është e shëmtuar dhe kryeministri është përgjegjësi kryesor për këtë situatë. Të çliruar nuk janë as ato që ishin më parë, por e gjithë Shqipëria duhet të kuptojë se kjo nuk është formula për të ecur para. Nëse Basha ka 1 cm moral në këtë situatë besoj e ka fituar sot”, ka thënë ai.e.su./abcnews.al