Ministri i Punëve të Jashtme dhe Integrimeve Europiane i Kroacisë, Gordan Grliç Radman do të zhvillojë ditën e sotme një vizitë zyrtare në Kosovë.
Gjatë qëndrimit në Prishtinë shef i diplomacisë kroate do të takohet me presidenten e Kosovës Vjosa osmani, kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca, kryeministrin Albin Kurti, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi si edhe ministren e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla-Schwarz.
Ndërkohë pritet që takimet të fokusohen tek mbështetja e Kroacisë për Kosovën në rrugën drejt integrimit europian, ndihma konkrete përmes projekteve si edhe dialogu Kosovë-Serbi.
Pas Kosovës ministri i jashtëm kroat do të udhëtojë në Malin e Zi. Vizita e tij në Kosovë dhe Malin e Zi vjen para një takimi të Këshillit të Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian më 10 maj, ku një nga pikat në rendin e ditës do të jetë Ballkani Perëndimor.
/abcnews.al/