SHBA zotohet se do t’u përgjigjet veprimeve të papërgjegjshme ruse

schedule09:15 - 6 Maj, 2021

schedule 09:15 - 6 Maj, 2021

Sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken tha për BBC se SHBA do t’u përgjigjet akteve të pamatura ose agresive të Rusisë.

Blinken tha se SHBA do të reagonte për mënyrën e trajtimit të figurës së opozitës Alexei Navalny, sulmin e Erërave Diellore dhe ndërhyrja në zgjedhje.

Në një deklaratë të lëshuar pas bisedimeve dy-ditore, ai kritikoi Moskën për “sjelljen e saj të papërgjegjshme dhe destabilizuese”, veçanërisht kundër Ukrainës dhe për sulmet kibernetike.

Kujtojmë që në shkurt, presidenti i SHBA Joe Biden tha se ia kishte bërë të qartë presidentit Vladimir Putin se dita e përgjigjes po vinte./abcnews.al