SHBA/ Të shtëna me armë zjarri, katër viktima

schedule18:10 - 12 Tetor, 2025

schedule 18:10 - 12 Tetor, 2025

Të paktën 4 persona u vranë dhe rreth 20 të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë zjarri në një bar të mbushur me njerëz në një ishull të Karolinës së Jugut.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e së dielës me kohën lokale  në ishullin Saint Helena. Një turmë e madhe ndodhej brenda barit kur filluan të shtënat. Kur policët mbërritën në vendngjarje, gjetën disa viktima me plagë të dukshme të shkaktuara nga armët e zjarrit.

Një person i dyshuar për ngjarjen është identifikuar, por nuk është bërë ndonjë arrestim zyrtar dhe nuk dihet motivi i ngjarjes, teksa hetimet vazhdojnë. Mes 20 të plagosurve, katër ishin në gjendje kritike dhe u dërguan në spitalet e zonës.

Sulmi vjen, pasi katër persona humbën jetën dhe të paktën 16 mbetën të plagosur si pasoje e të shtënave me armë zjarri në Misisipi. Ndërkohë një sulm tjetër në Heidelberg, në një aktivitet shkollor dy persona të tjerë u vranë.

Të shtëna raportohet se pati edhe në një tjetër shkollë të mesme në Rollin Fork të Missisipit.

Sipas Arkivit të Dhunës me Armë, Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar gati 340 të shtëna masive deri më tani këtë vit. Të shtënat masive janë incidente ku katër ose më shumë persona (pa përfshirë autorin), mbeten te vrarë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!