SHBA shpall non-grata 5 kompani kineze, ndihmuan Rusinë

schedule22:20 - 1 Korrik, 2022

schedule 22:20 - 1 Korrik, 2022

Shtete e Bashkuara të Amerikës kanë shpallur non-grata pesë kompani kineze të cilat akuzohen se kanë mbështetur bazën industriale ushtarake dhe të mbrojtjes ruse.

Ky vendim këtë të martë vjen në vazhdën e sanksioneve kundër Moskës në lidhje me pushtimin e paprovokuar të Ukrainës.

Departamenti i Tregtisë, i cili mbikëqyr listën e zezë tregtare, tha se kompanitë e synuara kishin furnizuar artikuj për entitetet ruse përpara pushtimit të 24 shkurtit, duke shtuar se ato “vazhdojnë të kontraktojnë furnizimin e këtyre kompanive ruse të sanksionuara.

Agjencia shtoi gjithashtu 31 entitete shtesë në listën e zezë nga vende si Rusia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Lituania, Pakistani, Singapori, Mbretërinë e Bashkuar, Uzbekistani dhe Vietnami, sipas regjistrimit të Regjistrit Federal. Megjithatë, nga 36 kompanitë totale të shtuara, 25 kishin operacione me bazë në Kinë.

“Veprimi i sotëm dërgon një mesazh të fuqishëm për subjektet dhe individët anembanë globit se nëse kërkojnë të mbështesin Rusinë, Shtetet e Bashkuara do t’i ndërpresin marrëdhëniet me togjithashtu”, tha në një deklaratë nënsekretari i Tregtisë për Industrinë dhe Sigurinë, Alan Estevez.