SHBA ka paralajmëruar edhe një herë Rusinë se nëse do të përdorë në luftë armë kimike dhe biologjike pasojat do të jenë të rënda.
Këshilltari amerikan i Sigurisë Kombëtare Jack Sullivan foli pasditen e së mërkurës me homologun e tij rus, gjeneralin Nikolay Patrushev, dhe e paralajmëroi “për pasojat që do të sillte përdorimi i armëve kimike dhe biologjike nga ana e Rusisë” në Ukrainë.
Lajmin e bëri të ditur Shtëpia e Bardhë.
Po ashtu, raportohet se Sullivan i ka thënë homologut të tij rus se nëse vendi i tij do të ishte vërtet i angazhuar për diplomacinë, atëherë do t’i kishte ndalur sulmet. /abcnews.al/


