SHBA regjistron mbi 2,400 raste të varianteve të reja të koronavirusit

schedule15:53 - 1 Mars, 2021

schedule 15:53 - 1 Mars, 2021

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë raportuar të paktën 2,463 raste me variantet ë koronavirusit, të zbuluara për herë të parë në Britaninë e Madhe, Afrikën e Jugurt dhe në Brazil. Lajmin e bëjnë të ditur Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

CDC paralajmëroi se këto shifra nuk përfaqësojnë numrin total të rasteve të tilla që po qarkullojnë në të gjithë vendin, por vetëm apo që janë zbuluar duke analizuar kampionët.

Varianti britanik: Shumica dërrmuese e këtyre rasteve, 2,400, janë varianti më ngjitës i njohur si B.1.1.7, i cili u zbulua fillimisht në Britaninë e Madhe.

Ky variant është gjetur në 44 shtete, Porto Riko dhe Uashington, DC. Rreth një e katërta janë në Florida. Varianti i Afrikës së Jugut: Janë regjistruar 53 raste të variantit B.1.351, parë për herë të parë në Afrikën e Jugut, raportuar në 15 shtete dhe Uashington, DC.

Varianti i Brazilit: Së fundmi, 10 raste të variantit P.1, i lidhur së pari me Brazilin janë zbuluar në pesë shtete të SHBA. sb/abcnews.al/