SHBA pranë miratimit të vaksinës së 3-të, ekspertët: Johnson & Johnson e sigurt

schedule15:44 - 27 Shkurt, 2021

schedule 15:44 - 27 Shkurt, 2021

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në prag të miratimi të vaksinës së tretë anti-Covid.

Paneli i ekspertëve pranë Agjencisë Amerikane të Barnave dha dritën jeshile për vaksinën Johnson & Johnson, e cila do të injektohet vetëm me një doze.

Ata e cilësuan këtë vaksinë të sigurt për tu përdorur dhe efikase. Por pas këtij vendimi pritet edhe  miratimi zyrtar i agjencisë para se vaksina të lejohet të përdoret në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më herët SHBA ka miratuar  përdorimin e dy vaksinave Pfizer dhe Moderna  ndërsa mbetet një ndër vendet më të prekura në botë nga pandemia.

Aktualisht në vend janë regjistruar  më shumë se 510,000 viktima dhe presidenti Biden ka premtuar se do të përdoret çdo mundësi për të zgjeruar dhe rritur numrin e të vaksinuarve në  vend.

Vaksina e zhvilluar nga Johnson & Johnson mund të ruhet për një kohë të gjatë në temperatura standarde frigoriferike, gjë që e bën më të lehtë shpërndarjen  krahasuar

Ekspertët kanë arritur në përfundimin se vaksina ishte 100% efektive në parandalimin e shtrimeve në spital 28 ditë pas vaksinimit. Kompania J&J ka thënë se do të jetë në gjendje të dërgojë deri në katër milionë doza të vaksinës javën e ardhshme nëse merr autorizimin e përdorimit emergjent./abcnews.al