Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

SHBA: Pa fonde për Ukrainën, Putini do të fitojë

schedule07:36 - 5 Dhjetor, 2023

schedule 07:36 - 5 Dhjetor, 2023

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan theksoi se pa veprime të Kongresit, Shtetet e Bashkuara do t’i mbarojnë fondet e ndihmës ushtarake për Ukrainën deri në fund të vitit dhe Vladimir Putin do të mbizotërojë.

Ai nënvizoi se Kongresi “duhet të vendosë nëse do të vazhdojë luftën për liri në Ukrainë”. Shtëpia e Bardhë i dërgoi një letër kongresit duke thënë se nëse nuk miratohet ndihma e re, Kievi do të gjunjëzohet.

“Pa veprime deri në fund të vitit, ne do të na mbarojnë burimet e armëve dhe pajisjeve për Ukrainën”, shkroi Shalanda Young, drejtoresha e buxhetit të Shtëpisë së Bardhë.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!