SHBA kalon Kinën, vendi me më shumë të prekur nga koronavirusi në botë

schedule23:26 - 26 March, 2020

schedule23:26 - 26 March, 2020

SHBA ka kaluar Kinën si vendi me më shumë raste me të infektuar nga koronavirusit në botë. Sipas shifrave të fundit të mbledhura nga Universiteti Johns Hopkins, SHBA ka 82,404 raste të konfirmuara duke kapërcyer Kinën (81.782 raste) dhe Italinë (80.589).

Një lajm i tillë vjen ndërkohë që Presidenti Donald Trump parashikoi që vendi të kthehej në punë shumë shpejt, pasi 3.3 milionë persona u deklaruan të papunë.

Nga të dhënat më të fundit, më shumë se 1.100 njerëz kanë humbur jetën nga koronavirusi në SHBA. New York-u vijon të jetë më i prekuri në SHBA nga Covid-19. /abcnews.al