SHBA i përgjigjet frikshëm Iranit pas thirrjeve për hakmarrje

schedule15:21 - 7 Janar, 2020

schedule 15:21 - 7 Janar, 2020

Tensionet mes SHBA dhe Iranit janë në kulmin e tyre pas vrasjes së gjeneralit të fuqishëm Qasem Soleimani nga amerikanët në Bagdad.

Ndërsa Irani vijon me thirrjet për hakmarrje ndaj, SHBA ka realizuar me suskes një stërvitje të madhe.

Forca ajorore amerikane ka ngritur në qiell 52 avionë F-35A të cilët vlejnë 4.2 miliardë dollarë. Avionët e përdorur vlerësohen si më të përparuarit e kohës.

Sipas mediave të huaja stërvitja ka qenë e planifikuar prej disa muajsh, dhe ekzekutimi erdhi në të njëjtën javë, kur ShBA është deklaruar prere pas eliminimit të gjeneralit iranian se do të godasë 52 site të vëna në shenjestër nëse Teherani reagon me sulm ashtu sikurse ka kërcënuar.

Vrasja e gjeneralit të fuqishëm iranian nga SHBA ka shtuar tensionet mes dy shteteve. Soleimani ka udhëhequr milicitë iraniane në konfliktet në Siri, Irak, Liban dhe Jemen, ndërsa SHBA e konsidetonte atë si “terrorist”./abcnews.al