Forcat nukleare ruse janë duke zhvilluar stërvitje në provincën Ivanovo në verilindje të Moskës.
Lajmin e raporton agjencia Interfax duke cituar ministrinë ruse të Mbrojtjes. Sipas raportimeve, të paktën 1000 ushtarë janë duke marrë pjesë në manovra me 100 automjete duke përfshirë edhe lëshuesit e Yars ICBM.
Lajmi vjen në një kohë kur presidenti amerikan Joe Biden njoftoi se do të dërgojë në Kiev paketën e radhës së ndihmës ushtarake në të cilën përfshihen edhe raketa me rreze të mesme veprimi. /abcnews.al/


