Cole Tomas Allen, 31 vjeç, është akuzuar për tentativë për të vrarë presidentin e SHBA-së, pas arrestimit të tij lidhur me një sulm të dyshuar gjatë darkës së korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, të mbajtur të shtunën.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, ndaj Allen janë ngritur gjithashtu akuza për shkelje të ligjeve mbi armët e zjarrit. Prokurorët kanë kërkuar mbajtjen e tij në paraburgim, kërkesë që u miratua përkohësisht nga gjykata.
Një seancë e radhës është planifikuar për të enjten, ku do të shqyrtohet nëse ai do të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim.
Gjatë paraqitjes së tij në një gjykatë federale në Uashington DC, Allen u shfaq i veshur me uniformë blu burgu dhe i shoqëruar nga marshalët amerikanë, raportojnë mediat ndërkombëtare.


