Shaw befason me deklaratën e tij: Ky sezon nuk vlen më, të nisë nga e para

schedule13:58 - 6 Prill, 2020

schedule 13:58 - 6 Prill, 2020

Mbrojtësi i Manchester Unitfed, Luke Shaë, ka kërkuar që sezoni i Premier League të mbyllet nëse situate e krijuar nga Coronavirusi vazhdon. Kampionati anglez është pezullluar që nga 13 marsi dhe të paktën deri në fillim të majit ai nuk do të rifillojë.

Mbrojtësi anglez është kundër shpalljes së Liverpoolit kampion, pasi nëse sfidat nuk zhivllohen nuk ka kuptim që ata të marin titullin. Të besuarit e Klopp janë vetëm dy fitore larg triumfit, por matematika e lejon ende garën e hapur.

Sezoni duhet të pezullohet dhe të nisë nga fillimi. Tifozët janë kaq të rëndësishëm. Tani të gjithë po e kuptojmë edhe më shumë këtë fakt. Unë mendoj se sporti është me të vërtetë për tifozët. Nëse një ekip luan pa tifozë, atëherë më besoni që lojtarët nuk ndihen mirë në fushë. Nuk e di kur do të rifillojmë. Nëse autoritetet nuk do na lejojnë të luajmë, atëherë ne nuk mundemi. Vetëm do të presim”, mbyll Shaw për “Combat Corona Twitch FIFA competition”. /abcnews.al