“Sfidoi kryeministrin”, si i bleu Martinaj dy vila përballë shtëpisë së Ramës

schedule17:08 - 1 Shtator, 2022

schedule 17:08 - 1 Shtator, 2022

Telenovela “Ervis Martinaj” duket se në Shqipëri do të zgjasë edhe për disa kohë, për shkak se deri më sot përveç deklaratave në studio të gazetarëve, nuk ka asnjë reagim nga ana e Policisë së Shtetit.

Gjithçka nisi pas datës 9 gusht ku xhaxhi i Ervis Martinajt, denoncoi në polici zhdukjen e nipit të tij, duke thënë se kishte humbur çdo kontakt me të.

Lidhur me këtë ngjarje gazetari investigativ Artan Hoxha, nxori në dritë disa detaje mjaft interesante, duke thënë se Martinaj është tradhtuar dhe se është dorëzuar tek disa persona të veshur me uniforma Policie.

Sipas tij këta persona ishin pjesë e njësisë “speciale” të ngritur nga kundërshtarët e Martinajt.

Në deklaratën e tij Hoxha tha se ka edhe një video e cila tregon momentin kur Martinaj është dorëzuar tek këta persona, ndërsa dëgjohet teksa ai u ofron 50 milionë euro për lirimin e tij.

Por, perse duhej larguar nga skena Ervis Martinaj?

Hoxha tha se Martinaj  ishte në tre banka të nivelit të dytë në Shqipëri dhe ishte kthyer në një problem edhe për personazhe të njohur të biznesit në Shqipëri, ndërkohë që problematikat nisin në vitin 2013 me operacionin kundër lojërave të fatit “Fundi i Marrëzisë”.

Sipas Hoxhës, një pjesë e mirë e tregut të lojërave të fatit kur PS mori pushtetin ishte nën ndikimin e Martinajt dhe Elvis Doçit. Ky i fundit madje kishte mbështetur të majtën gjatë fushatës me para dhe mjete për të lëvizur.

Gazetari tregon se në këtë moment u mor vendimi që të goditeshin lojërat e fatit dhe të kaloheshin nën kontrollin e njerëzve pranë qeverisë. Ndërkohë, në shtator të vitit 2013, Elvis Doçi ia shet makinetat e tij Ervis Martinajt dhe vetëm pak javë më pas policia nis operacionin “Fundi i Marrëzisë”.

Hoxha thotë se Martinaj dyshoi se Doçi e dinte për operacionin që do të ndodhte dhe prandaj ia shiti Martinajt biznesin kundrejt 4 milion eurove.

“Martinaj i thotë Elvis Doçit se ai e dinte për operacionin që do të ndodhte dhe se ose duhej t’i lironte makinetat ose t’i kthente paratë mbrapsht. Në këtë situatë i bëhet atentat më pas Elvis Doçit te Komuna e Parisit. Atëhere u dyshua Martinaj, por nuk pati prova”, shprehet Hoxha në studion e ABC.

Episodi i dytë sipas Hoxhës ku ka dalë sërish në pah Martinaj është ai i vitit 2015 ku u vra Enton Nika në zonën e Linzës në Tiranë.

Gazetari nxjerr në pah edhe një episod tjetër, i cili sipas tij ka ndikuar shumë në “prerjen e biletës” ndaj Ervis Martinajt.

Sipas tij, gjatë vitit 2017-2018 Ervis Martinaj blen dy vila në zonën e Surrelit, pikërisht përballë vilës së kryeministrit Rama. Madje, gazetari shton se edhe Martinaj, edhe Rama lëviznin me eskorta në të njëjtën zonë duke rrezikuar që edhe të përplaseshin ndonjëherë.

“Fakti që Martinaj shkoi dhe iu vendos Kryeministrit m’u përballë dhe u mor si lloj sfidë”, tha Hoxha duke shtuar se episodi tjetër ishte masakra e ish-Bllokut në tetor 2018. Në atë episod u plagos Martinaj dhe u vra një prej personave të afërt të tij.

Po ashtu, gazetari shprehet se Ervis Martinaj ishte përplasur fizikisht me dy biznesmenët më të fuqishëm në Shqipëri.

“Ka ndodhur një vrasje në një prej restoranteve më të njohura përballë kryeministrisë”, tha Rama duke kujtuar edhe vdekjen e një gardisti në atë kohë.

Hoxha u ndal edhe të një plan për të ngritur një kompani të re bastesh të quajtur “Bast Arena”, gjë e cila sipas tij do ta nxirrte komplet nga loja Martinajn.

“Tre personave që donin të futeshin te kjo kompani iu ështrë dërguar SMS ku iu kërkuar që të mos ndërhynin në këtë treg. Të gjithë pjestarët e kësaj kompanie u kontaktuan dhe iu tha se nëse ju futeni aty do të keni pasoja”, tha Hoxha duke shtuar se të gjitha këto episode, krahas konflikteve me grupet e tjera kriminale bën që përballë tij të krijohen një skuadër vrasësish profesionistë me financa të mëdha për ta eliminuar.

“Është në listën e zezë të DASH”, Hoxha: Një personazh i njohur mori mesazh nga Martinaj për kompaninë e basteve

Zhdukja e të shumëkërkuarit nga policia Ervis Martinaj, mbart një mister të madh, pasi pistat në të cilat po hetohet sot janë të shumta, ku dy më kryesoret janë eleminimi i tij nga grupet rivale, ose një inskenim.

Për të folur mbi këtë çështje i ftuar në edicionin e lajmeve në Abc, gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka hedhur “dritë” mbi ngjarjen, duke zbardhur të shkuarën e MArtinajt dhe përplasjet e mëdha të tij me kundërshtarët në biznes.

Pas ngjarjes në Bllok ku ai mbeti i plagosur nga ish-efektivi i forcave speciale, Meviol Bilo, Vis Martinaj ndodhej në burg. Në atë kohë në Shqipëri u tha që po krijohej një kompani që u identifikua me emrin “Bast Arena” , u tha që aty janë disa biznesmenë turq, pastaj u tha që është një politikan i rëndësishëm, pastaj u tha që është dhe një personazh tjetër shumë i rëndësishëm. Kjo kompani synonte që të merrte nën kontroll tregun e lojërave të fatit”, tha Hoxha.

Sipas gazetarit Hoxha, edhe pse Martinaj në atë kohë ndodhej në burg, tre aksionerëve të kompanisë së basteve iu dërgua një mesazh, ku ju kërkohej të hiqnin dorë, pasi duyshohej se ata ishin të interesuar që Martinaj të mbetej në qeli.

Artan Hoxha: “Përbindëshi” që krijoi Ervis Martinaj do të na rrezikojë shumë në vitet e ardhshme

Gazetari investigativ Artan Hoxha, i ftuar në studion e lajmeve në Abc, ka komentuar për misterin që ka rrethuar opinionin publik, që është zhdukja e Ervis Martinajt.

Hoxha tha se Martinajt i ka ardhur e keqja nga mostra që ai vetë ka krijuar, nga ish-miqtë e tij në biznes.

Sipas Hoxhës pas zhdukjes së Martinajt mund të fshihen pikërisht njerëzit që ai ka pasur aleatë në biznese në të shkuarën, të cilët dinin gjithçka mbi të.

Ai theksoi se Aleanca e re e krimit që po krijohet është një monstër edhe më e frikshme se kjo që kemi parë deri më sot.

Kundërshtarët më të mëdhenj të Martinajt ishin ortakët e biznesit, të gjithë njerëzit që ai ka bërë biznes u kthyen në kundërshtarë. Kundërshtarët e tij ishin aleatët. Njerëzit të cilët i ka bërë me para, ju ka marrë para, pra atij e keqja i erdhi nga mostra që kishte krijuar, jemi para faktit që nuk kemi një përgjigje. Nëse një ditë do të gjendet një nga bordorotë e kompanisë së Visit ne do të shohim çudira, politikanët nuk und të fshihen kaq lehtë. Nëse e lëmë këtë histori të kalojë mister, të jesh e sigurt që kjo aleanca e re do të jetë një monstër shumë më e fuqishme”, tha Hoxha.

A është dorëhequr Gledis Nano? Artan Hoxha flet mbi misterin në Drejtorinë e Policisë së Shtetit

Gazetari investigativ Artan Hoxha, në një bisedë në studion e lajmeve në Abc, ka folur edhe në lidhje me lajmin që po qarkullon për një dorëheqje të Drejtorit të  Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Hoxha tha se ende nuk ka asgjë zyrtare dhe se gjithçka mbetet për tu zbardhur në ditët në vijim, Ndërsa shtoi se Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit i cili u emërua në detyrë afro një vit më parë, e kishte thuajse të pamundur të ndryshonte gjërat brenda policisë duke para inkriminimin që ka përfshirë institucionet por edhe shoqërinë shqiptare.

Ai theksoi se shpreson që mos jetë e njëjta dorëheqje si ajo e Ardi Veliut, e cila u duk sikur ishte shkruar në një lokal lagjeje.

“Nëse keni vënë re gjatë këtyre ditëve se çfarë ndodhi me zëvendësin e zotit Nano, u zëvendësua nga një oficer tjetër me përvojë nga Neritan Nallbati. Sot është folur për diçka të tillë nuk e di ende. Deri në momentin kur të shohim një akt, ju e kujtoni si u largu Ard Veliu, dorëheqja u duk sikur ishte shkruar në një lokal lagjeje. Në këtë situatë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit nuk kishte shumë shanse për të bërë një gjë të madhe. Me këtë inkriminim që ka shoqëria shqiptare, nëse ne mbajmë policë me 480 mijë lekë, si mos e korruptoj unë. Në portin Durrësit u zbarkuan 1 ton kokainë, një ditë më pas në Ishëm u zbarkua 1.2 ton kokainë. Pra brenda 48 orëve u zbarkuan 2.2 ton kokainë, e kuptoni me çfarë paraje kemi të bëjmë”, u shpreh Hoxha.

Lexoni KËTU gjithçka mbi Ervis Martinajn

Sipas Hoxhës, një pjesë e mirë e tregut të lojërave të fatit kur PS mori pushtetin ishte nën ndikimin e Martinajt dhe Elvis Doçit. Ky i fundit madje kishte mbështetur të majtën gjatë fushatës me para dhe mjete për të lëvizur.

Gazetari tregon se në këtë moment u mor vendimi që të goditeshin lojërat e fatit dhe të kaloheshin nën kontrollin e njerëzve pranë qeverisë. Ndërkohë, në shtator të vitit 2013, Elvis Doçi ia shet makinetat e tij Ervis Martinajt dhe vetëm pak javë më pas policia nis operacionin “Fundi i Marrëzisë”.

Hoxha thotë se Martinaj dyshoi se Doçi e dinte për operacionin që do të ndodhte dhe prandaj ia shiti Martinajt biznesin kundrejt 4 milion eurove.

Martinaj i thotë Elvis Doçit se ai e dinte për operacionin që do të ndodhte dhe se ose duhej t’i lironte makinetat ose t’i kthente paratë mbrapsht. Në këtë situatë i bëhet atentat më pas Elvis Doçit te Komuna e Parisit. Atëhere u dyshua Martinaj, por nuk pati prova”, shprehet Hoxha në studion e ABC.

Episodi i dytë sipas Hoxhës ku ka dalë sërish në pah Martinaj është ai i vitit 2015 ku u vra Enton Nika në zonën e Linzës në Tiranë.

Gazetari nxjerr në pah edhe një episod tjetër, i cili sipas tij ka ndikuar shumë në “prerjen e biletës” ndaj Ervis Martinajt.

Sipas tij, gjatë vitit 2017-2018 Ervis Martinaj blen dy vila në zonën e Surrelit, pikërisht përballë vilës së kryeministrit Rama. Madje, gazetari shton se edhe Martinaj, edhe Rama lëviznin me eskorta në të njëjtën zonë duke rrezikuar që edhe të përplaseshin ndonjëherë.

Fakti që Martinaj shkoi dhe iu vendos Kryeministrit m’u përballë dhe u mor si lloj sfidë”, tha Hoxha duke shtuar se episodi tjetër ishte masakra e ish-Bllokut në tetor 2018. Në atë episod u plagos Martinaj dhe u vra një prej personave të afërt të tij.

Po ashtu, gazetari shprehet se Ervis Martinaj ishte përplasur fizikisht me dy biznesmenët më të fuqishëm në Shqipëri.

Ka ndodhur një vrasje në një prej restoranteve më të njohura përballë kryeministrisë”, tha Rama duke kujtuar edhe vdekjen e një gardisti në atë kohë.

Hoxha u ndal edhe të një plan për të ngritur një kompani të re bastesh të quajtur “Bast Arena”, gjë e cila sipas tij do ta nxirrte komplet nga loja Martinajn.

Tre personave që donin të futeshin te kjo kompani iu ështrë dërguar SMS ku iu kërkuar që të mos ndërhynin në këtë treg. Të gjithë pjestarët e kësaj kompanie u kontaktuan dhe iu tha se nëse ju futeni aty do të keni pasoja”, tha Hoxha duke shtuar se të gjitha këto episode, krahas konflikteve me grupet e tjera kriminale bën që përballë tij të krijohen një skuadër vrasësish profesionistë me financa të mëdha për ta eliminuar.

“Një grabitqar i ri në treg, shumë më i madh”, Artan Hoxha: Vis Martinaj më i kërkuar në vend…Talo Çela thjesht ushtar

Gazetari Artan Hoxha foli në studion e lajmeve të ABC në lidhje me ngjarjet më të bujshme të ditëve të fundit, ku në krye qëndron zhdukja e mistershme e Ervis Martinajt, i cili kërkohet nga SPAK në kuadër të operacionit “Golden Bullet”.

Gjithçka nisi pas dëshmisë së Nuredin Dumanit, i cili tha se Martianaj i kishte ofruar 500 mijë euro për të vrarë Indrit Doklen.

Sipas gazetarit të ABC, Artan Hoxha, Ervis Martianj është aktualisht personi më i kërkuar në Shqipëri. Prej kohësh është përmendur emri i grabitësit të miliona eurove në Rinas, Talo Çela si më i kërkuar, por sipas Artan Hoxhës, sot për sot më i kërkuar është Ervis Martinaj që rezulton i zhdukur.

Gazetari ka shtuar se Ervis Martianj në të vërtetë ashtu siç mori edhe emrin, ishte “mbreti” i lojrave t fatit në Shqipëri. Sipas tij vetëm taksa paguheshin prej kompanive të tij 70 milion euro. Sipas Hoxhës në kompanitë e Ervis Martinajt ishin të punësuar rreth 16 mijë njerëz.

Në fund Artan Hoxha ka ngritur dyshimet se Ervis Martinaj është marrë peng ndërsa në treg po qarkull një grabitqar shumë herë më i madh.

“Nuk gjurmohej”, Artan Hoxha: Çfarë celulari përdorte Ervis Martinaj

Gazetari Artan Hoxha, ka publikuar detaje të reja nga zhdukja misterioze e Ervis Martinajt, një prej personave më të kërkuar në vendin tonë, i cili tashmë është denoncuar edhe nga familjarët e tij si i zhdukur.

Artan Hoxha, ka theksuar se Ervis Martinaj përdorte një celular të teknologjisë së lartë që nuk gjurmohej kollaj, madje nuk kishte as kartë. Sipas Hoxhës, Ervis Martianj investonte shumë në teknologji pasi e përdorte si për biznesin e tij dhe për tu mbrojtur.

“Ervis Martinaj përdorte jo telefon të zakonshëm, por një që ishte shumë e vështirë të gjurmohej. Ai investonte shumë në teknologji si në bizneset e tij si për vetëmbrojtje. Është shumë e rëndësishme të gjendet telefoni i Ervis Martinaj” tha Hoxha.

MISTERI/ “E mori një skuadër me uniformë”, Artan Hoxha: Kush e preu në besë Ervis Martinajn. Ka një video…çfarë shfaqet në të

Zhdukja e Ervis Martinajt vijon të mbetet mister. Gazetari Artan Hoxha ka nxjerrë detaje të reja nga ditët e fundit që Martinaj është bërë i gjallë nëpër Tiranë.

Hoxha u shpreh në studion e lajmeve në ABC, se hera e fundit që është parë Ervis Martinaj, ka qenë në “trekëndëshin e Bermudës” Tiranë-Fushë Krujë-Durrës”.

Lexoni KËTU gjithçka mbi Ervis Martinajn

Sipas Hoxhës, Martianj në mbrëmjen e 9 Gushtit të këtij viti ka shkuar në një banesë të një personi shumë të fuqishëm, duke kërkuar të bënte aleancë me të. Por në këtë banesë papritur kanë shkuar një skuadër me uniforma si të skuadrës speciale të policisë.

Në një moment ka shkuar edhe një mesazh në familjen e Ervis Martinaj duke u kërkuar që të bëjnë kujdes së mund të ketë kontrolle në banesë.

Sipas Hoxhës skuadra, Martinaj është prerë në besë dhe është shitur nga ata që e kishin ftuar në banesë. Skuadra në fjalë e ka marrë Martinaj dhe e kanë transportuar në një vend të sigurt.

“Për këtë ngjarje thuhet se në botën e krimit ka qarkulluar edhe një video ku shihet një person, por nuk dallohet qartë nëse është në të vërtete Ervis Martinaj. Në një fragment në këtë video personi që duket në të, thuhet se u ka ofruar 50 milionë euro personave që e kanë rrëmbyer vetëm që të lirohet”, shprehet Hoxha.

Hoxha ka shtuar po ashtu se skuadra që dyshohet se ka marrë Ervis Martinaj, ka dalë vetëm 5 herë në qarkullim dhe në këto lëvizje goditjet kanë qenë precize.

Itinerari

Hoxha tha se Martinaj ka ikur më datë 1 gusht nga Vora për në Vlorë duke takuar atje një personazh të njohur të krimit, të cilit i kanë bërë katër herë atentat dhe nuk e kanë vrarë dot. Hoxha tha se Martinaj shkoi në Vlorë për të kërkuar aleanca të reja, nisur edhe nga fakti se edhe grupi i personave që kërkojnë ta ekzekutojnë janë po nga ajo zonë.

Sipas gazetarit të ABC, Martinaj ka ndejtuar në Vlorë deri më datë 5 gusht dhe në atë datë është kthyer për në Vorë po me këtë person.

Më pas, Martinaj ka ardhur më datë 6 gusht sipas gazetarit Artan Hoxha në një qendër tregtare në Tiranë ku ka takuar një person. Më pas Martinaj ka shkuar në një kafe përballë një qendre tregtare në autostradën Tiranë-Durrës.

Sipas Hoxhës, Martinaj është kthyer më datë 7 në Tiranë duke ndjekur të njëjtin itinerar.

“Thonë që ai fshihej në një kullë, në fakt ai hidhte valle nëpër Tiranë sepse kishte informacion dhe përfitonte se askush nuk e njihte. Madje, edhe policët nuk raportonin”, tha Hoxha.

“Gazetari tregon se Martinaj ka dërguar dy SMS më datë 9 gusht, ku SMS i parë lidhet me ushqimin e këlyshit të tigrit që ai ka në shtëpi. Pastaj u dërgua edhe një SMS tjetër ku pyeste për familjarët. Pastaj nuk ka më gjurmë të tij”, tha Hoxha.

Hoxha tha se ka qarkulluar një video e një personi me pamje të mjegulluar ku ofronte 50 milion euro që ta linin të lirë.

“U tregua si trofe i kundërshtarëve ndaj Ervis Martinajt. Duhet verifikuar zëri aty se i kujt është”, tha Hoxha.

Sipas tij ka ndodhur një tërmet në botën e krimit dhe gjithçka që nisi në vitin 2018 duket se është finalizuar gjatë kësaj vere dhe gjatë dhjetë viteve të ardhshme do të kemi një panoramë tjetër të krimit të organizuar në vendin tonë.

“Unë e kam thënë edhe më herët. Po ndodh një reformë në krimin e organizuar. Tani është duke ndodhur kalimi nga një etapë e mëparshme e krimit në një etapë tjetër. Tani, gjatë kësaj vere po finalizohet ajo që nisi në vitin 2018. Kaq e rëndësishme është ajo që ka ndodhur këtë verë e bën të zymtë situatën në Shqipëri. Gjatë dhjetë viteve të ardhshme do të kemi një panoramë tjetër të krimit të organizuar në Shqipëri”, tha Hoxha.

“Po ndodh një tërmet në botën e krimit të organizuar. Kjo verë ishte një vijë demarkacioni mes periudhës së mëparshme dhe periudhës së ardhshme”, tha Hoxha. Ngjarja më e bujshme e kësaj vere është zhdukja e Ervis Martinajt.

Kush e donte “jashtë loje”

Perse duhej larguar nga skena Ervis Martinaj?

Hoxha tha se Martinaj  ishte në tre banka të nivelit të dytë në Shqipëri dhe ishte kthyer në një problem edhe për personazhe të njohur të biznesit në Shqipëri, ndërkohë që problematikat nisin në vitin 2013 me operacionin kundër lojërave të fatit “Fundi i Marrëzisë”.

Sipas Hoxhës, një pjesë e mirë e tregut të lojërave të fatit kur PS mori pushtetin ishte nën ndikimin e Martinajt dhe Elvis Doçit. Ky i fundit madje kishte mbështetur të majtën gjatë fushatës me para dhe mjete për të lëvizur.

Gazetari tregon se në këtë moment u mor vendimi që të goditeshin lojërat e fatit dhe të kaloheshin nën kontrollin e njerëzve pranë qeverisë. Ndërkohë, në shtator të vitit 2013, Elvis Doçi ia shet makinetat e tij Ervis Martinajt dhe vetëm pak javë më pas policia nis operacionin “Fundi i Marrëzisë”.

Hoxha thotë se Martinaj dyshoi se Doçi e dinte për operacionin që do të ndodhte dhe prandaj ia shiti Martinajt biznesin kundrejt 4 milion eurove.

Martinaj i thotë Elvis Doçit se ai e dinte për operacionin që do të ndodhte dhe se ose duhej t’i lironte makinetat ose t’i kthente paratë mbrapsht. Në këtë situatë i bëhet atentat më pas Elvis Doçit te Komuna e Parisit. Atëhere u dyshua Martinaj, por nuk pati prova”, shprehet Hoxha në studion e ABC.

Episodi i dytë sipas Hoxhës ku ka dalë sërish në pah Martinaj është ai i vitit 2015 ku u vra Enton Nika në zonën e Linzës në Tiranë.

Gazetari nxjerr në pah edhe një episod tjetër, i cili sipas tij ka ndikuar shumë në “prerjen e biletës” ndaj Ervis Martinajt.

Sipas tij, gjatë vitit 2017-2018 Ervis Martinaj blen dy vila në zonën e Surrelit, pikërisht përballë vilës së kryeministrit Rama. Madje, gazetari shton se edhe Martinaj, edhe Rama lëviznin me eskorta në të njëjtën zonë duke rrezikuar që edhe të përplaseshin ndonjëherë.

Fakti që Martinaj shkoi dhe iu vendos Kryeministrit m’u përballë dhe u mor si lloj sfidë”, tha Hoxha duke shtuar se episodi tjetër ishte masakra e ish-Bllokut në tetor 2018. Në atë episod u plagos Martinaj dhe u vra një prej personave të afërt të tij.

Po ashtu, gazetari shprehet se Ervis Martinaj ishte përplasur fizikisht me dy biznesmenët më të fuqishëm në Shqipëri.

Ka ndodhur një vrasje në një prej restoranteve më të njohura përballë kryeministrisë”, tha Rama duke kujtuar edhe vdekjen e një gardisti në atë kohë.

Hoxha u ndal edhe të një plan për të ngritur një kompani të re bastesh të quajtur “Bast Arena”, gjë e cila sipas tij do ta nxirrte komplet nga loja Martinajn.

Tre personave që donin të futeshin te kjo kompani iu ështrë dërguar SMS ku iu kërkuar që të mos ndërhynin në këtë treg. Të gjithë pjestarët e kësaj kompanie u kontaktuan dhe iu tha se nëse ju futeni aty do të keni pasoja”, tha Hoxha duke shtuar se të gjitha këto episode, krahas konflikteve me grupet e tjera kriminale bën që përballë tij të krijohen një skuadër vrasësish profesionistë me financa të mëdha për ta eliminuar.

“Po i ndodh si Escobarit”, Hoxha: Si u krijua “Los Pepes” në Shqipëri për të goditur Ervis Martinajn

Vijon të jetë e mbuluar me enigma të mëdha historia e Ervis Martinajt, i cili prej disa javësh rezulton i zhdukur. Mbi fatin e tij ende nuk dihet asgjë, ndërsa hetimet vazhdojnë.

Në studion e ABC, duke diskutuar për këtë ngjarje, gazetari Artan Hoxha e krahasoi historinë e Martinajt me atë të Pablo Escobar. Gazetari kujtoi njësinë “Los Pepes” që u krijua nga kundërshtarët e Escobarit për të eliminuar këtë të fundit.

Sipas tij, diçka e ngjashme ka ndodhur edhe në Shqipëri gjatë dy viteve të fundit, ku ka pasur një seri vrasjesh. Gazetari u shpreh se 6-7 grupe të mëdha u bashkuan për të goditur Ervis Martianjn, siç thotë ai “për ta nxjerrë jashtë loje”. Hoxha shprehet se kundërshtarët u bashkuan, pasi nuk mund ta thyenin dot ndryshe Martinajn.

“Dërgon një skuadër me armatim dhe makina që ne do ti shohim gjatë këtyre ditëve. U gjet një e djegur. Janë ndërruar disa makina atë ditë. Është një skuadër e frikshme. Kur del është shumë e shtrenjtë. Cfarë ka ndodhur? Këtë situatë e kam parë vetëm me Escobarin. U krijua një njësi Los Pepes dhe kjo njësi u krijua në momentin që qeveria, policia kolumbiane, kur kartelet, nuk po e thyenin dot. Krijuan këtë njësinë. Kjo u krijua nga atë afërmit e policëve të vrarë, e ortakëve që kishte ekzekutuar. Dhe u furnizua me informacion nga DEA. Kjo njësi filloi të ekzekutonte një nga një ushtarët financuesit, organizatorët. Ai bënte të njëjtën gjë që bënte Martinaj, dilte në mes të qytetit me taksi. Nuk ka pasur kurrë një hetim dhe krime që bëri kjo njësi.

Një organizim i ngjashëm u bë në Shqipëri gjatë dy viteve të fundit. 6-7 grupe të mëdha u bashkuan, pranuan edhe konflikt vetëm për të nxjerrë jashtë loje Ervis Martinajn. Ata përdorën të gjitha lidhjet. Pjesë e kësaj strukture u bënë ish pjesëtarë edhe të forcave të zbatimit të ligjit. Ai goditej vazhdimisht dhe nuk reagonte dot.

Në mos se agjencitë e zbatimit të ligjit janë palë, po mbyllin sytë? Pse u bë gjithë kjo? Nuk mund ta thyenin dot ndryshe. Kjo njësi duke përfituar edhe nga goditjet, edhe presioni i shtetit. Martinaj ishte në kërkim për dëshminë e Dumanit. Ishte i dënuar nga shkalla e parë për ngjarjen në Bllok”, u shpreh Hoxha.

Artan Hoxha zbulon SMS e fundit të Ervis Martinajt, 50 milion euro për ta liruar

Gazetari Artan Hoxha zbuloi detaje të reja në lidhje me zhdukjen e Ervis Martinajt. Gazetari zbuloi intinerarin e Martinajt që nga data 1 gusht deri më datë 9 gusht pasdite, ku sipas tij edhe është zhdukur.

Hoxha tha se Martinaj ka ikur më datë 1 gusht nga Vora për në Vlorë duke takuar atje një personazh të njohur të krimit, të cilit i kanë bërë katër herë atentat dhe nuk e kanë vrarë dot. Hoxha tha se Martinaj shkoi në Vlorë për të kërkuar aleanca të reja, nisur edhe nga fakti se edhe grupi i personave që kërkojnë ta ekzekutojnë janë po nga ajo zonë.

Sipas gazetarit të ABC, Martinaj ka ndejtuar në Vlorë deri më datë 5 gusht dhe në atë datë është kthyer për në Vorë po me këtë person.

Më pas, Martinaj ka ardhur më datë 6 gusht sipas gazetarit Artan Hoxha në një qendër tregtare në Tiranë ku ka takuar një person. Më pas Martinaj ka shkuar në një kafe përballë një qendre tregtare në autostradën Tiranë-Durrës.

Lexoni KËTU gjithçka mbi Ervis Martinajn

Sipas Hoxhës, Martinaj është kthyer më datë 7 në Tiranë duke ndjekur të njëjtin itinerar.

“Thonë që ai fshihej në një kullë, në fakt ai hidhte valle nëpër Tiranë sepse kishte informacion dhe përfitonte se askush nuk e njihte. Madje, edhe policët nuk raportonin”, tha Hoxha.

“Gazetari tregon se Martinaj ka dërguar dy SMS më datë 9 gusht, ku SMS i parë lidhet me ushqimin e këlyshit të tigrit që ai ka në shtëpi. Pastaj u dërgua edhe një SMS tjetër ku pyeste për familjarët. Pastaj nuk ka më gjurmë të tij”, tha Hoxha.

Hoxha tha se ka qarkulluar një video e një personi me pamje të mjegulluar ku ofronte 50 milion euro që ta linin të lirë.

“U tregua si trofe i kundërshtarëve ndaj Ervis Martinajt. Duhet verifikuar zëri aty se i kujt është”, tha Hoxha.

Sipas tij ka ndodhur një tërmet në botën e krimit dhe gjithçka që nisi në vitin 2018 duket se është finalizuar gjatë kësaj vere dhe gjatë dhjetë viteve të ardhshme do të kemi një panoramë tjetër të krimit të organizuar në vendin tonë.

“Unë e kam thënë edhe më herët. Po ndodh një reformë në krimin e organizuar. Tani është duke ndodhur kalimi nga një etapë e mëparshme e krimit në një etapë tjetër. Tani, gjatë kësaj vere po finalizohet ajo që nisi në vitin 2018. Kaq e redësishme është ajo që ka ndodhur këtë verë e bën të zymtë situatën në Shqipëri. Gjatë dhjetë viteve të ardhshme do të kemi një panoramë tjetër të krimit të organizuar në Shqipëri”, tha Hoxha.

“Po ndodh një tërmet në botën e krimit të organizuar. Kjo verë ishte një vijë demarkacioni mes periudhës së mëparshme dhe periudhës së ardhshme”, tha Hoxha. Ngjarja më e bujshme e kësaj vere është zhdukja e Ervis Martinajt.

Artan Hoxha: Kush janë personazhet e rëndësishëm që fërkuan duart me zhdukjen e Martinajt?

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbuluar se agjenti i Forcave Operacionale, Jeton Lami kishte shumë pak muaj që shoqëronte të shumëkërkuarin Ervis Martinaj. Në studion e ABC, duke diskutuar mbi fatin e Martinajt, Hoxha tha se Lami e shoqëronte prej janarit të këtij viti.

“Afganistan. Një skuadër Elitë, dhe plus 20 nga policia më të mirët. Tek kjo 100 persona, ky personi Jeton Lami ishte i përzgjedhur nga policia dhe kjo skuadër u ngrit për të kapur bosët e krimit të organizuar.

Jeton Lami ishte shoqëruesi tij. Nuk ka shumë kohë ky person që e shoqëron. Që nga janari që është kaq afër me Martinajn. Para rij kanë qenë persona të tjerë”, tha ai.

Zhdukja e Ervis Martinajt dhe thashethemet se mund të jetë ekzekutuar, sipas gazetarit ka gëzuar shumë njerëz të rëndësishëm në vend.

“Në momentin që ka filluar të qarkullojë thashethemi se i ka ndodhur diçka. Në këtë vend ka pasur shumë njerëz që kanë fërkuar duart dhe kanë marrë frymë thellë. Nuk kanë qenë vetëm kundërshtarë. Kanë qenë personazhe nga më të rëndësishëm, që nga elita politike, biznesi. Shumë njerëz kanë marrë frymë të liruar. Në ditët e para telefonat nuk na pushonin. Doni të dinin cili ishte fati i Ervis Martinajt”, tha Hoxha.

Gazetari thotë më tej se kjo histori do të vijojë të mbetet me enigma dhe në kuadrin e një legjende, nëse shteti nuk reagon. Hoxha thekson se Ervis Martinaj nuk është personazh i zakonshëm.

“Çfarë ka ndodhur? Kjo histori do të vazhdojë dhe do të jetë në kuadrin e një legjende deri sa shteti të reagojë. S’mund të merret një prokurori rrethi me këtë. Duhet të merret SPAK. Çfarë do që të ketë dëgjuar Jeton Lami, nuk di as 1% të asaj që ka në telefon Martinaj. Më rezulton aksioner në tre banka të nivelit të dytë. Nuk është personazh nga ata që jemi mësuar. Nuk është bos krimi me dorën e vet. Nuk ka bërë asgjë vetë. Ishte më tepër një organizator, ideoi një strukturë. Ndryshe nga bosët, ai ishte shumë showmen. Ishte shumë i dukshëm në publik. Mund ta gjeje atë në lokalet kryesore të kryeqytetit, duke financuar koncerte, sportistë. Po të hapje televizionin, reklamat në stadium kishin emrat e kompanive të tij. Në kampionatin e 2018 ishte sponsori kryesor i medias. Ishte ndryshe nga ajo çfarë kishim parë”, tha gazetari.

Zhdukja misterioze e Ervis Martinajt, deklarata e Artan Hoxhës: Si e bëri revolucionin në krimin e organizuar, “bleu kokat”

25 persona kanë humbur jetën në 22 vrasje të ndodhura gjatë kësaj vere. Fatkeqësisht numri më i madh i vrasjeve ka qenë për motive banale, por ka pasur edhe eliminime mafioze. Kryesisht eliminimet mafioze deri më sot nuk kanë autorë.

Gazetari investigativ, Artan Hoxha i ftuar në edicionin e lajmeve në ABC u shpreh se finalizimet që po ndodhin tani, e kanë zanafillën që në vitin 2018. Ai shprehet se në dekadën në vijim do kemi një realitet tjetër dhe një hierarki ndryshe.

Gazetari Artan Hoxha foli në studion e lajmeve të ABC edhe në lidhje me zhdukjen e mistershme e Ervis Martinajt, i cili kërkohet nga SPAK në kuadër të operacionit “Golden Bullet”. Gjithçka nisi pas dëshmisë së Nuredin Dumanit, i cili tha se Martianaj i kishte ofruar 500 mijë euro për të vrarë Indrit Doklen.

Sipas gazetarit të ABC Artan Hoxha, Ervis Martinaj ka qenë një nga personazhet me të rëndësishëm në këtë vend sa i përket botës së krimit. Hoxha ka shtuar se Vis Martinaj ka bërë një revolucion në botën e krimit të organizuar për shkak se ai bëri një kombinim të krimit, biznesit, dhe politikës.

Sipas Hoxhës, Ervis Martinaj i vuri institucionet në shërbim të krimit të organizuar, pasi arriti të korruptonte figura të rangut të lartë.

“Ervis Martina, prishi kufijtë se ku fillonte biznesi dhe se ku mbaronte. Ishte personi që prishi kufijtë se ku fillonte politika dhe ku mbaronte. Krijoji infrastrukturë dhe evoluimin e botës së krimit në Shqipëri” tha Artan Hoxha.

ZHDUKJA/ Artan Hoxha: Tërmet në krimin e organizuar, Ervis Martinaj tronditi balancat. Çfarë ndodhi gjatë kësaj vere

Gazetari Artan Hoxha bëri deklarata të forta në studion e lajmeve të ABC duke theksuar se ekzekutimet e ndodhura gjatë muajve të fundit kanë bërë një të tronditet nga themelet hierarkia e krimit në vend.

Sipas tij, gjithçka që nisi në vitin 2018 duket se është finalizuar gjatë kësaj vere dhe gjatë dhjetë viteve të ardhshme do të kemi një panoramë tjetër të krimit të organizuar në vendin tonë.

“Unë e kam thënë edhe më herët. Po ndodh një reformë në krimin e organizuar. Tani është duke ndodhur kalimi nga një etapë e mëparshme e krimit në një etapë tjetër. Tani, gjatë kësaj vere po finalizohet ajo që nisi në vitin 2018. Kaq e redësishme është ajo që ka ndodhur këtë verë e bën të zymtë situatën në Shqipëri. Gjatë dhjetë viteve të ardhshme do të kemi një panoramë tjetër të krimit të organizuar në Shqipëri”, tha Hoxha.

“Po ndodh një tërmet në botën e krimit të organizuar. Kjo verë ishte një vijë demarkacioni mes periudhës së mëparshme dhe periudhës së ardhshme”, tha Hoxha. Ngjarja më e bujshme e kësaj vere është zhdukja e Ervis Martinajt.

Prokuroria po tenton të zbërthejë “puzzle-in” mbi zhdukjen e tij që prej fillimit të këtij muaji, ndërkohë që të dhënat e siguruara nga dëshmitë e personave të fundit që kanë patur kontakt me të janë të vakëta.

Sëfundmi, siç raportoi më herët edhe abcnews.al, prokuroria ka marrë në pyetje një vajzë 22 vjeçare që ka pranuar se kishte fjetur një natë me Ervis Martinajn në një hotel me 5 yje në Durrës. Në dëshminë e saj, vajza, një ish-miss, thekson se që prej 7 gushtit nuk ka patur më kontakt me të dashurin e saj, Ervis Martinajn duke shtuar se kishte pyetur te personat që kishin lidhje me të shumë kërkuarin e drejtësisë, por edhe ata i janë shprehur se nuk e dinin ku ndodhej.

Abcnews.al raportoi më herët se pasi u fiksua nga kamerat e sigurisë në hotelin me 5 yje ku kishte kaluar një natë me missin e njohur, makina që lëvizte Martinajn është fiksuar edhe nga disa kamera në qytetin e Durrësit, por më pas ai automjet nuk është parë më nëpër rrugët e qytetit.

Martinaj rezulton të jetë parë ato ditë pas Durrësit edhe një herë në Tiranë dhe pastaj nuk ka më asnjë shenjë të tij.

Lexoni KËTU gjithçka mbi Ervis Martinajn

Zhdukja e Martinajt është kthyer në një mister të madh, ndërsa duket se çelësi i të gjithë kësaj historie është Efektivi i Forcave Operacionale Jeton Lami, i cili nuk është zbërthyer ende duke dhënë detaje të cunguara mbi lëvizjet e Martinajt në ditët e para të gushtit, pas të cilave më pas nuk ka asnjë gjurmë të tij.

Prokuroria po heton në dy linja sa i përket këtij fakti: Linja e parë lidhet me gjetjen nga kundërshtarët pasi është tradhtuar nga njerëzit e tij dhe mundësinë e vrasjes së Martinajt prej tyre, kurse linja e dytë lidhet me një vetëzhdukje të tij për t’i shpëtuar edhe policisë, por edhe kundërshtarëve, të cilët kohët e fundit i ishin afruar shumë.

Kujtojmë se vetëm pak javë më parë, në mbikalimin pranë Fushë Krujës u ekzekutuan tre persona, njerëz të rrethit të Ervis Martinajt, ku njëri prej tyre ishte djali i xhaxhait të tij, Brilanti.

Në të dyja këto pista, prokuroria dyshon se Lami nuk po thotë gjithçka di. Madje, ka dyshime se ky në çdo rast, ky efektiv i Forcave Operacionale të jetë në dijeni si në rastin e mundshëm të kapjes së Martinajt prej kundërshtarëve ashtu edhe nëse është zhdukur vetë.

Denoncimi

Në fillim të gushtit ishte xhaxhai i tij dhe nëna që shkuan në komisariatin e Policisë së Kurbinit duke kërkuar nga policia t’i gjenin të afërmin pasi sipas tyre nuk kishin patur kontakt prej disa ditësh. Ata theksuan në polici, sipas dëshmisë së zbardhur nga abcnews.al, se mungesa e kontaktit nga Martinaj ishte konstatuar nga një kushëriri i tyre me banim në Dubai. Ai u kishte thënë se nuk fliste prej disa ditësh me Ervis Martinajn.

Pas këtij denoncimi u shtua edhe më tepër dyshimi mbi fatin e tij si edhe zhvillimet e bujshme në fushën e kriminalitetit. Ky denoncim përkon me periudhën kur në Laç iu bë atentat dy personazheve të tjerë, të njohur si persona të grupit të Martinajt. Madje, makina e përdorur prej tyre, një Toyota Land Cruiser e blinduar ishte përdorur shumë shpesh nga Ervis Martinaj duke shtuar dyshimet se objekt i atentatit të Laçit ishte pikërisht ai.

Vrasjet e bujshme

Emri i Ervis Martinajt do të përflitej për herë të parë publikisht pas vrasjes së Elvis Doçit në vitin 2013 në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Gjithçka  ndodhi pas operacionit “Fundi i Marrëzisë” ku në vitin 2013 u vendos bllokimi i lojërave të fatit. Prokuroria dyshoi atëhere se vrasja e ndodhur pak javë më pas në zonën e Komunës së Parisit kishte lidhje me këtë operacion dhe një ndër të dyshuarit ishte pikërisht Martinaj.

“Stacioni” tjetër i bujshëm i Martinajt ishte edhe vrasja e Enton Nikës në Linzë në tetor të vitit 2015. Martinaj ishte i shoqëruar nga Mirsad Kuçana, Emiljano Tasho dhe Bujar Hasani. Pas një debat verbal dhe grushteve, personat që shoqëronin Martinajn qëllojnë ndaj Nikës duke e lënë të vdekur në vend.

Ngjarja tjetër e bujshme ishte masakra e tetorit 2018 në ish-Bllok ku Martinaj u plagos në qafë, ndërkohë që mbeti i vrarë një prej personave që e shoqëronin atë, Fabian Gaccaj. Gjithçka ndodhi pas një sherri me Ervin Matën ku i pranishëm ishte edhe ish-ushtari i Forcave Speciale BOS, Merviol Billo. Ky i fundit është ende në arrati.

Që prej kësaj periudhe, Ervis Martinajt i janë vrarë një numër i madh personazhesh që njiheshin si “njerëzit e tij”.

*Ky është artikull ekskluziv i Abcnews.al dhe gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Abcnews.al” bashkë me linkun e artikullit origjinal. Çdo ripublikim në formë tjetër quhet vjedhje dhe do të ndiqet sipas përcaktimeve ligjore.

25 të vrarë në pak javë, Artan Hoxha: Dy periudhat kur ekzekutohen më shumë njerëz në Shqipëri

Gazetari Artan Hoxha foli në studion e ABC lidhje me numrin e madh të të vrarëve gjatë muajve të verës në Sjhqipëri. Bëhet fjalë për 25 të vrarë brenda pak javësh në vendin tonë, gjë që ka tronditur vendin.

Bëhet fjalë për një bilanc lufte me motive të ndryshme, siç janë atentatet për larje hesapesh apo hakmarrjes me grupeve kriminale apo zhdukje personash, siç është rasti i Ervis Martinajt.

Hoxha tha në ABC se janë dy periudha përgjatë vitit kur ndodhin më shumë vrasje në Shqipëri. Sipas tij, periudhat më problematike janë ajo mes gjysmës së dytë të korrikut dhe muajit gusht si edhe pushimet e fundvitit.

Është kthyer në një lloj tradite tani në Shqipëri që vrasjet më të bujshme ndodhin gjatë gjysmës së dytë të korrikut dhe gjithë gushtin si edhe gjatë pushimeve të fundvitit. Këtë e tregojnë statistikat. Kjo ndodh pasi gjatë kësaj periudhe ka një rritje të numrit të njerëzve që qarkullojnë në vend. Gjatë kësaj periudhe futen shumë njerëz, ndërkohë që edhe elementët kriminalë ulin vigjilencën dhe aty goditën”, tha Hoxha.

/Abcnews.al/