Sfida me Liverpool, Pogba: Për të qenë më të mirët, duhen mposhtur më të mirët!

schedule18:18 - 15 Janar, 2021

schedule 18:18 - 15 Janar, 2021

Çuditërisht Manchester United kryeson renditjen e Premier League dhe këtë javë të besuarit e Ole Gunnar Solskjaer do të sfidojnë kampionët e Liverpool. Mesfushori i “Djajve të Kuq”, Paul Pogba, është i lumtur me rikthimin e tij në fushë dhe vlerëson maksimalisht “The Reds”. Francezi e pranon se nuk do të jetë një ndeshje e lehtë si dhe shpreh mendimin e tij për mundësitë e titullit kampion.

“Ne jemi përmirësuar shumë, por kemi ende një ekip të ri. Nëse doni të jeni më të mirët, atëherë duhet të mposhtni më të mirët. Ne duam të mposhtim kampionët e Premier League. Ne e dimë shumë mirë se si ata kanë luajtur vitet e fundit dhe cilësitë që ato kanë. Ka qenë gjithmonë një ndeshje e vështirë kundër tyre.

 

“Titulli? Thjesht duhet të përqëndrohemi dhe të vazhdojmë të qëndrojmë në vendin e parë. Unë mendoj se mund ta fitojmë nëse fokusohemi tek vetja jonë, por është e vërtetë që ka shumë ekipe që mund ta fitojnë. Ka ende shumë ndeshje në lojë. Kjo është arsyeja se pse unë erdha këtu, për të fituar.

E urrej të jem në stol, nuk më pëlqen. Kjo nuk do të thotë që lojtarët e tjerë nuk e meritojnë të luajnë, por thjesht dua të luaj futboll. Dua të ndihmoj ekipin tim dhe ku futem në fushë nga stoli nuk ndihem mirë, nuk jap maksimumin”, përfundon Pogba. /abcnews.al