Setien e pranon: Drejtuesit janë në bisedime, do të marrim një sulmues

schedule18:10 - 21 Janar, 2020

schedule 18:10 - 21 Janar, 2020

Quique Setien debutoi me fitore në pankinë e Barcelonës. Goli i Leo Messit vendosi ndeshjen ndaj Granadës, ndërsa nesër në mbrëmje është radha e Kupës së Mbretit. Ekipi katalanas do të përballet me UD Ibiza-Eivissa.

Trajneri i Barcelonës pranon se drejtuesit po punojnë për të afruar një goleador. Luis Suarez do të mungojë rreth katër muaj, ndërsa emri që përflitet është ai i Aubameyang të Arsenalit.

Po, është e vërtetë, po shqyrtojmë mundësinë e blerjes së një sulmuesi. Jemi në bisedime, por nuk është një çështje që më shqetëson shumë. Jam më i shqetësuar për ndeshjet e radhës“, thekson trajneri i ekipit katalanas. /abcnews.al