Sërish ndryshime, ja kush pritet ta drejtojë Kadastrën e Vlorës

schedule09:45 - 11 Shkurt, 2023

schedule 09:45 - 11 Shkurt, 2023

VLORË- Sërish ndryshime në Kadastrën e Vlorës. ABC NEWS mëson se Erdet Mandi pritet të prezantohet me stafin ditën e sotme. Ai ka mbajtur më herët detyrën e shefit të hartografisë e më pas shef i legalizimeve pranë Kadastrës Vlorë.

Ndryshimet në kadastrën e Vlorës në 4 vitet e fundit  kanë qenë të shpeshta, me shumë se 12 drejtorë disa prej të cilëve kanë qenë në detyrë më pak se një muaj teksa ka pasur edhe nga ata që kanë ndenjur në detyrë pak ditë.  Vetëm gjatë vitit 2020, në 11 muaj, Kadastra e Vlorës ka ndërruar 9 drejtor/abcnews.al