“Seriozisht kështu tha Solskjaer?”, nxehet atmosfera e klasikes angleze

schedule19:20 - 16 Janar, 2021

schedule 19:20 - 16 Janar, 2021

Liverpool-Manchester United është përballja më e fortë e javës së 18-të në Premier League. Kishte kohë që këto dy ekipe nuk ndodheshin në dy vendet e para të kampionatit dhe klasikja e futbollit anglez pritet të dhurojë shumë emocione.

“Djajtë e Kuq” kryesojnë me 36 pikë, ndërsa kampionët në fuqi ndjekin me tre pikë më pak. Një sfidë titulli në “Anfield” (e diel, 17:30), teksa Ole Gunnar Solskjaer ka vendosur të nxehë përballjen me prononcimin e dhënë.

Mezi po pres të fillojë kjo ndeshje. Është momenti më i mirë për t’u përballur me Liverpool“, deklaroi trajneri i United. Ndërkohë, homologu i tij, Jurgen Klopp ka reaguar shkurt: “Vërtet ka thënë kështu? Ok, ta shohim se kush do fitojë“. /abcnews.al