Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Sekuestrohen 2.6 tonë kokainë në brigjet e Portugalisë, një shqiptar mes të arrestuarve

schedule13:56 - 27 Korrik, 2026

schedule 13:56 - 27 Korrik, 2026

Një shqiptar që jetonte në Itali, dy spanjollë dhe një person nga Gjibraltari, u arrestuan gjatë një operacioni policor në brigjet e Portugalisë, që përfundoi me sekuestrimin e 2.6 tonëve kokainë me vlerë 500 milionë euro.

Guardia di Finanza, e cila bashkëpunoi në operacion tha se droga u gjet në një gomone që po lëvizte me shpejtësi në Oqeanin Atlantik.

Operacioni u krye në bashkëpunim me autoritetet spanjolle dhe portugeze, ndërsa hetimi u koordinua nga zyra e prokurorit në Brescia, në Italinë veriore.



Autoritetet nga të treja vendet thanë se vlera e kokainës në tregun me shumicë kapte rreth 78 milionë euro.

Nëse do të arrinte në destinacionin e saj dhe do të shitej me pakicë, mund të gjeneronte një vlerë totale prej rreth 500 milionë eurosh.

Europol ka dhënë ​​një paralajmërim këtë vit se rrjetet kriminale po e zhvendosnin gjithnjë e më shumë trafikun e kokainës larg porteve kryesore evropiane dhe drejt rrugëve detare të fragmentuara përgjatë Oqeanit Atlantik.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!