Sekuestrohen 1.5 kg heroinë në Kakavijë, një në pranga

schedule09:49 - 13 Shkurt, 2018

schedule 09:49 - 13 Shkurt, 2018

Një 37 vjeçar nga Fieri, i cili po udhëtonte me autobusin e linjës Tiranë – Athinë u arrestua në Kakavijë. I ndaluari është Elton Ferko, të cilit gjatë kontrollit iu gjetën tri pako me heorinë, një poshtë rrobave të trupit dhe dy në çantë. Pas peshimit rezultoi se i ndaluari Elton Ferko po çonte drejt Greqisë 1.5 kg heroinë. Kapja e tij u bë gjatë kontrollit në dalje të vijës së parë të kufirit. Policia kuifitare kishte marrë një informacion në rrugë operative për një ngarkesë që po kalonte kufirin për në Greqi.

/abcnews.al