Sekreti i suksesit, rutina e përditshme e Cristiano Ronaldos

schedule11:34 / 15/01/2020

Ylli i Juventusit dhe Portugalisë i pëlqen të  konsumojë ushqim më shumë se gjashtë herë në ditë. Një nga çelësat e suksesit të Cristiano Ronaldos përgjatë gjithë karrierës së tij si futbollist kanë qenë dietat e tij ushqimore, detaje që janë zbuluar ditët e fundit.

Ylli portugez  ha gjashtë herë në ditë dhe ushqimi që konsumon më shpesh është peshku – kryesisht peshk shpate, ton dhe merluc – duke përbërë kështu pjesën kryesore të dietës së tij . Cristiano gjithashtu konsumon shumë edhe mishin e pulës, përmbajtja e ulët e yndyrës dhe niveli i lartë i proteinave e bejnë ushqimin e preferuar për sytë e portugezit.

 

Dy dreka, dy darka …

Për mëngjes, Cristiano preferon të konsumojë  proshutë dhe djathë, të shoqëruar me kos me pak yndyrë. Kur vjen puna për diçka të lehtë, ish-ylli i Manchester United dhe Real Madrid preferon të konsumojë tost me avokado.

Dreka numër një e portugezit përbëhet nga mishi i pulës dhe sallata, ndërsa dreka numër dy mund të jetë peshk, si ton, me sallatë, vezë dhe ullinj. Për darkë, ai ka tendencë të konsumojë mish ose peshk, ndonjëherë duke e ndarë  darkën  në dy orare të ndryshme.

Cristiano, 34 vjeç, gjithashtu pëlqen të flejë tetë orë gjatë natës dhe të marë disa herë sy gjumë në ditë: në raste të veçanta deri në 5 herë. Mos të harrojmë që kjo ështe e kombinuar me shumë punë  të palodhur në stërvitje dhe në palestër, me not dhe pilates, dy aktivitete që ai bën në kohën e tij të lirë për të qëndruar 100% në formë./abcnews.al

schedule11:34 / 15/01/2020