Seancë me ndërprerje, opozita flet nga Facebook

schedule11:49 - 31 Maj, 2018

schedule 11:49 - 31 Maj, 2018

Edhe sot deputetët opozitarë penguan zhvillimin normal të seancës parlamentare, duke devijuar axhendën e parashikuar dhe duke bllokuar foltoren. Megjithatë pas disa ndërprerjesh mazhoranca miratoi e vetme projektligjet e rendit të ditës. Ndërsa pas mbylljes së seancës, opozita vijoi fjalimet përmes Facebook-ut.

E enjtja parlamentare e 31 Majit nuk solli asgjë të ndryshme nga ato të tre javëve më parë, për nga strategjia politike e palëve. Opozita mori fjalën në momentin e parë me thirrjen “Xhafaj ik”.

Edi Paloka: “Çdo të thotë kur ministri i Brendshëm përgjigjet për pyetjen që i bëjnë gazetarët “A të kap ligjin antimafia ty”? dhe ai përgjigjet teorikisht po por praktikisht , heshtje. A mund t’i përgjigjet kush kësaj pyetje”?

Kur koha e dhënë në dispozicion nga rregullorja përfundoi:

Edi Paloka: “Ligji e thotë saktë. Të sekuestrohet pasuria për atë që është subjekt i ligjit antimafia siç është sot Fatmir Xhafaj”.

Kreu i Kuvendit ndërpreu seancën për 30 minuta.

Gramoz Ruçi: “Mesa duket u erdhi ora Facebook-ut. Ndërpritet seanca gjysëm ore”.

Ndërsa opozita vijoi transmetimin e saj në rrjetin social Facebook. Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, pasi shpjegoi nenin e rregullores që i ndërpret mikrofonin deputetëve pas 3 minutave të dhëna për procedurë.

Gramoz Ruçi: “Nuk ndërpres asnjë fjalë. Koha e prcedurës është 3 minuta”.

dhe pasi refuzoi t’ia japë atë kreut të grupit parlamentar democrat Edmond Spaho…

Gramoz Ruçi: “Jepet vetëm një herë, ju e morët tre herë”.

… ndërpreu për herë të katërt seancën plenare …

Edmond Spaho: “Nëse negociatat nuk hapen përgjegjësia është e qeverisë, do e shihni çdo të thotë zemërim qytetar”.

Gjestit të kryeministrit dhe propozimit të kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla për vijimin e seancës me foltoren e bllokuar,socialistët iu përgjigjën pozitivisht duke vijuar votimin e pikave të rendit të ditës.

Për të mbyllur zyrtarisht seancën plenare…

Gramoz Ruçi: “Mbyllet votimi. Këtu mbyllet seanca e ditës së sotme”.

duke lënë deputetët e opozitës ende brenda sallës./abcnews.al