Sapo kishte mbledhur hurma për t’i çuar në shtëpi, makina përplas për vdekjen shqiptarin, baba i 2 fëmijëve

schedule20:59 - 7 Dhjetor, 2022

schedule 20:59 - 7 Dhjetor, 2022

Një shqiptar ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti në Chieti të Italisë.

Mediat italiane raportojnë se viktima është Roland Muça, baba i dy fëmijëve dhe jetonte në Francavilla.

Mësohet se shqiptari ishte duke kaluar rrugën kur u përplas për vdekje nga një makinë që drejtohej nga një 65-vjeçar. Viktima mësohet se kishte mbledhur hurma në një pemë për t’i çuar në shtëpi por kur po kalonte rrugën u përplas për vdekje.

45-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë.
/abcnews.al/