Salianji publikon foton në mes të kanabisit: Do të legalizohet për oligarkët e Ramës

schedule20:10 - 11 Maj, 2020

schedule 20:10 - 11 Maj, 2020

Ish-deputeti i PD Ervin Salianji ka publikuar një foto mes disa bimëve canabisi ndërsa shkruan se “në një kohë kur mijëra familje diskutojnë për bukën e gojës kryeministri Rama do ta legalizojë atë për miqtë e tij”.

Salianji shkruan se; “Edi Rama sot po kërkon ti hipotekojë hektarët me drogë nëpër Shqipëri, nga ky operacion do të fitojë krimi i organizuar dhe maksimumi 5 oligarkë që do jenë edhe grosistet e drogës pasi kanë kapur gjithçka tjetër!”

Postimi:

“Ekonomia në kolaps, mijëra familje diskutojnë çdo ditë mbijetesën, mbajtjen e frymës gjallë, mijëra biznese te vogla nuk marrin dot borxh dhe as kreditohen për të paguar shpenzimet, biznesi i madh po paguan për qeverinë, për punëtorët dhe për oligarkët.

Fermerët po mbyten bashkë me produketet që skanë ku i çojnë… Rama propozon të legalizojë Hashashin!

Pasi i fuqizoi grupet kriminale dhe bandat e organizuara duke i legalizuar de fakto mbjelljen e kanabisti në 7 vjet qeverisje, Edi Rama sot po kërkon ti hipotekojë hektarët me drogë nëpër Shqipëri, nga ky operacion do të fitojë krimi i organizuar dhe maksimumi 5 oligarkë që do jenë edhe grosistet e drogës pasi kanë kapur gjithçka tjetër!

Kjo politikë nuk ështē ndihmë për fermerët, asnjë përfitim për qytetarët, vetëm miqtë e qeverisë që pasi ju pastohen paratë me amnisti ju pergatitet terreni për të siguruar tregun e kanabisit!”./abcnews.al