Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Salianji kandidon për kreun e PD/ Nga Londra njofton se të enjten do të depozitojë dokumentacionin në selinë blu

schedule23:10 - 29 Prill, 2026

schedule 23:10 - 29 Prill, 2026

Vetëm pak orë nga përfundimi i afatit për kandidaturën për kryetar të PD, Ervin Salianji nga Londra paralajmëron se të enjten do të depozitojë në selinë blu dokumentacionin për t’u përballur me Sali Berishën.

“Ironi e fortë: në ditën kur shpallet uzurpimi dhe shkallmimi i rregullave demokratike, ndodhem aty ku lindi Magna Carta, në tempullin e demokracisë.

Pavarësisht farsës, nesër depozitoj kërkesën për të kandiduar për kryetar të Partisë Demokratike të Shqipërisë”



Me synime të qarta për kandidaturën e tij, Salianji thotë se do të lërë pas të shkuarën e Sali Berishës dhe për t’i hapur dyert të ardhmes së PD.

“Modeli i demokracisë perëndimore më frymëzon dhe nuk do të ndalem në luftën për të lënë pas të shkuarën e për ta demokratizuar Partinë Demokratike.”

Kandidimi i Salianjit megjithatë nuk mbetet surprizë. Atë e kishte paralajmëruar. Ashtu si Evi Kokalari, e cila gjithashtu nga SHBA njofton se do të dërgojë nesër dokumentet për të kandiduar përballë Berishës.

Udhëzimi i PD ka bërë të qarta kriteret: duhet fillimisht të jesh anëtar i PD dhe të kesh pastërti të figurës. Pyetja është, me Salianjin e vetëpërjashtuar dhe me njollën e dënimit me burg për kallëzim të rremë, për hir të vetë PD-së, a do të lejohet të kandidojë përballë Berishës?/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!