“Rusia po përdor ushqimin si armë,” Scholz e Macron njoftojnë paketa ndihme për të mbështetur eksportet e grurit ukrainas

schedule09:12 - 27 Nëntor, 2022

schedule 09:12 - 27 Nëntor, 2022

Kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, kanë njoftuar të dy paketa të reja ndihme financiare për të mbështetur eksportet e grurit ukrainas, të cilat janë ndërprerë nga lufta.

Macron tha në një video-mesazh: “Vendet më vulnerabël nuk duhet të paguajnë çmimin e një lufte që nuk e donin.”

Agence France-Presse raportoi gjithashtu se presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u zotua se BE do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën, ndërsa akuzoi Rusinë për përdorimin e “ushqimit si armë”. /abcnews.al/